• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Për çfarë e përdorin më shumë internetin shqiptarët?

August 30, 2021
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme, Teknologji
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

30% e individëve që kanë përdorur internetin në vend në 2018-n e kanë bërë këtë për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra, afër mesatares europiane prej 34%, sipas një raporti të fundit të Eurostat për argëtimin online për vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në krahasim me vendet e tjera, Shqipëria renditet e 23-a, nga 33 shtete.

Shtetasit e Kosovës janë më të prirur që të shpenzojnë kohë në internet duke luajtur, në raport me gjithë shtetet e tjera të rajonit.

Po sipas Eurostat, në vitin 2020, ata renditeshin të shtatët në Europë, pas Islandës, me 40% të individëve që përdorën internetin në tre muajt e fundit për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra. Më të painteresuarit për të shpenzuar kohë në internet duke luajtur janë serbët (21%) dhe boshnjakët (20%).

Kur vjen puna te përdorimi i internetit për të parë TV, apo video, shqiptarët renditen të parafundit në Europë, me vetëm 41% të përdoruesve (nga 74% që është mesatarja europiane). Sërish Kosova është e para në rajon, me 81%, Mali i Zi dhe Serbia me 70%, Bosnja me 60%.

Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se 57% e shqiptarëve e përdorin internetin për të lexuar lajme online ose gazeta (nga 75% që është mesatarja europiane). Përdorimi më i lartë është për të dëgjuar muzikë, me 67%, e vetmja tendencë më e lartë se mesatarja europiane prej 61%.

Tendenca në Bashkimin Europian

Në BE në vitin 2020, 75% e individëve të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdornin internetin në 3 muajt e mëparshëm lexuan faqe lajmesh në internet, gazeta dhe revista lajmesh, ndërsa 74% shikonin TV ose video të transmetuara në internet.

Përqindjet ishin më të ulëta për të dëgjuar muzikë (61%) dhe për të luajtur ose për të shkarkuar lojëra (34%).

Holanda dhe Qipro regjistruan peshën më të madhe të njerëzve që përdorën internetin për TV ose video (të dy 95%), e ndjekur nga Finlanda dhe Malta (të dyja 93%). Përqindjet më të ulëta janë vërejtur në Rumani (37%) dhe Bullgari (44%).

Holanda kishte pjesën më të lartë të individëve që luanin ose shkarkonin lojëra (56%). Malta dhe Danimarka vijuan me 47% secila. Në Bullgari dhe Poloni, ishte pesha më e ulët, nën 20%.

Burimi: Monitor.al

Tags: Bashkimi EuropianInternetPerdorimShqiptare
ShareTweetShare

TE NGJASHME

YouTube ashpërson kriteret: Nga viti 2027 do të duhen 8 mijë orë shikime që të monetizosh kanalin
Teknologji

YouTube ndryshon rregullin e shikimeve: Një video do të numërohet sapo të nisë

August 23, 2026
Pajisja e parë e OpenAI mund të kushtojë 300–400 dollarë
Teknologji

OpenAI lançon ChatGPT për adoleshentët me masa të shtuara sigurie

August 19, 2026
Ferrari i parë elektrik shitet për 40 milionë dollarë 
AUTO

Ferrari i parë elektrik shitet për 40 milionë dollarë 

August 18, 2026
iPhone 18 Pro mund të sjellë kamerën më të avancuar të Apple, por edhe një rritje të ndjeshme të çmimit
MOBILE

iPhone 18 Pro mund të vijë me një rritje të ndjeshme çmimi

August 17, 2026
E ardhmja nuk do të jetë pa vende pune, por me kompani më të vogla dhe AI më të fuqishme, sipas Mark Zuckerberg
Teknologji

E ardhmja nuk do të jetë pa vende pune, por me kompani më të vogla dhe AI më të fuqishme, sipas Mark Zuckerberg

August 17, 2026
Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh
Teknologji

Instagram ndryshon logon pas 10 vitesh

August 15, 2026
Next Post
Ja cilat janë 10 vendet më të mira në botë për të punuar ndërsa jeni me pushime

Ja cilat janë 10 vendet më të mira në botë për të punuar ndërsa jeni me pushime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

11 hours ago
Armëpushimi dyjavor SHBA-IRAN, ulet çmimi i naftës

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, çmimi arrin në 219 lekë për litër

11 hours ago
Makinat elektrike pushtojnë Evropën, një në katër makina të reja në korrik ishin elektrike

Makinat elektrike pushtojnë Evropën, një në katër makina të reja në korrik ishin elektrike

11 hours ago
Së shpejti nis Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit “Struga ’26”

Së shpejti nis Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit “Struga ’26”

11 hours ago
YouTube ashpërson kriteret: Nga viti 2027 do të duhen 8 mijë orë shikime që të monetizosh kanalin

YouTube ndryshon rregullin e shikimeve: Një video do të numërohet sapo të nisë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset