Ekskluziviteti i LILA SHPK, lider në Sektorin e Agrobiznesit në Shqipëri
Mjafton të bësh një vizitë në fshatin Drenovicë, qarku Berat, për të kuptuar më shumë rëndësinë dhe të mirat që sjell varieteti i domateve Boroset F1.
Prej afro 6 vitesh, kompania Lila shpk e ka sjellë Boroset në Shqipëri, duke patur ekskluzivitetin për një nga hibridet e domates më të kërkuar në tregjet e huaja.
Nga viti 2003 Lila Shpk përfaqëson në Shqipëri liderin botëror SYNGENTA AGRO AG në produkte të mbrojtjes së bimëve dhe fara hibride.
Sot fermerët po marrin frytet e farave cilësore që ofron kjo kompani dhe janë të kënaqur me përzgjedhjen e varietetit Boroset F1.
“Boroset ruan cilësinë, është produkt që kërkohet nga klientët jashtë, ka shije dhe rezistencë në transport dhe më kryesorja ka prodhimtari të lartë” – thotë një nga fermerët për Probizz.al.
Një tjetër fermer, partizan i Boroset shprehet:
“Kemi provuar edhe varietete të tjera por jemi kthyer tek Boroset , është produkt i pazëvëndesueshëm, gëzon prodhimtari të lartë. Kemi bërë një testim, ndryshe nga fermerët e tjerë të cilët janë mësuar që domatet e para ti lënë me 5 deri në 6 kate, ne këtë bimë e kemi lënë 9 deri në 10 kate dhe jemi shumë të kënaqur. Boroset prodhon deri në 200 kuintal për dynym”.
Farërat e Lila Shpk gëzojnë çertifikime nga Bashkimi Evropian dhe kanë një fuqi të lartë mbirëse, kjo bën që fidanët të jenë cilësore dhe prodhimi i bollshëm.
Të veçantat e Boroset F1:
- Cilësi dhe prodhimtari e pa tejkalueshme.
- Prodhim i qëndrueshëm dhe bimë.
- Shumë rezistente.
Segmenti
- Domate e gjatë, mesatarisht e hershme, për kultivim në serra si kulturë e parë.
- Shkon shumë mirë edhe për kulturë të dytë.
Karakteristikat e bimës:
- Bimë e fuqishme dhe rezistente ndaj nematodave.
- Frutifikim shumë të mirë.
- Mbulim të mirë gjethor.
- Lidh 5-7 fruta në çdo lulëri.
- Prodhimtari shumë të lartë.
Fruti:
- I fortë dhe me peshë 200-250 gr.
- Shumë i bukur dhe me formë e rumbullakët.
- Skuqje shumë e mirë dhe uniformë.
- Cilësi e lartë, shumë i shijshëm.
- Qëndrushmëri të lartë gjatë transportit, ruajtjes në depo si dhe i pavjelur në bimë.
Rezistencat
HR: S (Stemphylium), Ss ToMV:0-2, V, Fol: 0-1, Vd, VA, Ff: A-E (Fulvia fulva) / IR: For (Fusarium radicis), Mi, Ma, Mj (N)
Rreth kompanisë
Lila shpk është një nga kompanitë lider në sektorin e agrobiznesit në Shqipëri. Duke u fokusuar dhe ofruar vetëm produkte të një cilësie të lartë për fermerin si PMB (Produkte të Mbrotjes së Bimëve), Fara F1, Produkte Plehërues Premium (teknologjik) në formë Kristalore, Granulare, Biostimulante si dhe së fundmi dhe PMB dhe plehërues totalisht Biologjike!
Si objektiv kryesor LILA gjithmonë ka patur parësore cilësinë e lartë të produkteve duke dashur t’i ofrojë fermerit zgjidhje unike për çdo problematikë që ndesh!
Lila Shpk u krijua zyrtarisht në vitin 1994 nga dy ortakët e saj Beqar & Rufan LILA. /ProBizz.al