EO i Google, Sundar Pichai po zbaton një strategji të re të quajtur “Simplicity Sprint”.
Produktiviteti fillon të zbehet gjatë muajve të verës, duke nxitur shumë kompani të kërkojnë mënyra për të luftuar rënien e produktivitetit dhe për të mbajtur moralin e lartë.
CEO i Google, Sundar Pichai po zbaton një strategji të re që ai shpreson që, jo vetëm të forcojë produktivitetin midis punonjësve të kompanisë, por gjithashtu të nxisë një ndjenjë më të fortë të komunitetit dhe bashkimit.
I quajtur “Simplicity Sprint”, punonjësit e Google do të anketohen për tre pyetje rreth punës në kompani. Më pas, drejtuesit do të lexojnë përgjigjet dhe do të kontaktojnë me punonjës të caktuar nëse mendojnë se përgjigjet e tyre përfshijnë diçka që kompania mund të marrë dhe të bëjë një politikë.
Tre pyetjet janë:
- Çfarë do t’ju ndihmonte të punoni me qartësi dhe efikasitet më të madh për t’u shërbyer përdoruesve dhe klientëve tanë?
- Ku duhet të heqim pengesat e shpejtësisë për të marrë rezultate më të mira më shpejt?
- Si t’i eliminojmë ngërçet dhe të qëndrojmë sipërmarrës dhe të fokusuar ndërsa rritemi?
Natyra e hapur e sondazhit, e cila do t’u dërgohet 176,000 punonjësve të gjigantit të teknologjisë, u ofron punonjësve një mënyrë për t’u ndjerë sikur u jepet fjala në çështjet e kompanisë, duke vepruar gjithashtu si një mënyrë për të grumbulluar ide të reja se si të funksionojë më mirë kompania.
Kompania mëmë e Google, Alphabet, raportoi të ardhurat e saj për tremujorin e dytë 2022 muajin e kaluar prej 69.7 miliardë dollarësh, një rritje prej 13% nga e njëjta kohë e vitit të kaluar.
Pichai vlerësoi investimin e kompanisë në IA dhe iniciativa të tjera të programimit kompjuterik si shtytësin kryesor të suksesit për kompaninë deri më tani.
“Në tremujorin e dytë, performanca jonë u nxit nga Search dhe Cloud. Investimet që kemi bërë gjatë viteve në IA dhe computing po ndihmojnë për t’i bërë shërbimet tona veçanërisht të vlefshme për konsumatorët dhe shumë efektive për bizneset e të gjitha madhësive,” tha CEO në një njoftim. “Ndërsa theksojmë fokusin tonë, ne do të vazhdojmë të investojmë me përgjegjësi në shkencën e thellë kompjuterike për një afat të gjatë.”
Burimi: Entrepreneur