• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 30, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Politika monetare në një mjedis inflacioni

October 3, 2022
in Ekonomi, Publikime, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko mori pjesë në samitin vjetor të vendeve të rajonit të mbajtur në Becic, Mal i Zi. Në këtë samit, pjesëmarrës ishin guvernatorët e bankave qendrore të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës, Sllovenisë, Kosovës e Kroacisë.

Samiti i këtij viti me temë “Politika monetare në një mjedis inflacioni” trajtoi zhvillimet më të fundit në ekonomitë e rajonit dhe sfidën aktuale me të cilën ato po përballen si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet botërore. Kjo goditje nuk ka kursyer asnjë ekonomi, jo vetëm në nivel evropian por dhe në nivel botëror.

Paneli i guvernatorëve në të cilin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, ishte i ftuar të mbante një fjalë për të pranishmit, kishte në fokus diskutimet mbi politikat monetare të ndjekura nga bankat qendrore të vendeve të rajonit dhe orientimet e politikave ekonomike drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si një parakusht për stabilitetin financiar të vendeve.

Në krye të fjalës së tij, Guvernatori Sejko nënvizoi se pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme që kanë sjellë vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka vijuar të zgjerohet me ritme të kënaqshme. Edhe këtë vit, ndonëse sfidat që shtrihen përpara do të jenë të konsiderueshme, pritshmëritë janë pozitive dhe rritja ekonomike e këtij viti parashikohet të luhatet rreth 4%, ndërsa vitet në vijim rritja pritet të ngadalësohet në 2-3%.

Duke u rikthyer te qëndrimi i politikës monetare të vendeve të rajonit Guvernatori theksoi se ajo  ndikohet në një fare mënyre edhe nga qëndrimi që ndjekin bankat qendrore si Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Evropiane.  

Ashtu si të gjitha bankat qendrore në botë edhe vendet e rajonit tonë po përballen me sfidën e inflacionit të lartë. Ai u shpreh se bankat qendrore mund të ankorojnë në mënyrë efektive pritjet e inflacionit duke komunikuar qartë vendimet e tyre, duke përdorur kuadër të besueshëm të politikës monetare dhe duke mbrojtur pavarësinë e tyre. 

Guvernatori Sejko theksoi se prioriteti i bankës qëndrore është ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar. Kjo përkthehet në mbajtjen në kontroll të inflacionit në mënyrë të qëndrueshme dhe në kohë, duke kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur koston për aktivitetin ekonomik dhe për bilancet e sektorit bankar. Arritja e kësaj kërkon një veprim delikat balancues midis objektivave të ndryshëm në një periudhë pasigurie. 

Në vijim, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve, ku në veçanti  paraqiti interes çështja e kursit të këmbimit në vendin tonë dhe ecuria e monedhës vendase. Lidhur me këtë Guvernatori së pari theksoi se ne kemi një regjim të lirë të kursit të këmbimit, ndaj ai përcaktohet plotësisht nga kërkesa dhe oferta e tregut.

Ai u shpreh se forcimi i monedhës vendase ka qenë deri tani i lidhur drejtpërdrejt me faktorë sezonalë, ku mund të veçohet ndikimi i turizmit por dhe rritja e eksporteve në vend. 

Më tej, Guvernatori shtoi se faktori kryesor i forcimit të monedhës vendase është turizmi, por edhe bilanci tregtar, eksportet janë rritur, si ato të mallrave ashtu edhe të shërbimeve. Këto flukse hyrëse të valutës së huaj, kryesisht në euro, kanë mbajtur kursin e këmbimit të mbiçmuar, në favor të lekut.

Në përfundim, lidhur me kursin e këmbimit ai vuri theksin se forcimi i monedhës vendase nga këndvështrimi i presioneve inflacioniste ndikon pozitivisht në drejtim të normës së inflacionit. Një kurs i fortë këmbimi tregon që ekonomia shqiptare reagon pozitivisht ndaj inflacionit si dhe shërben si një faktor absorbues ndaj goditjeve të ndryshme.

Tags: Gent SejkoMjedis inflacioniPolitika monetare
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa
Bota

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

October 29, 2026
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike
Aktualitet

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

October 29, 2026
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket
Ekonomi

Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

October 29, 2026
WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative
Ekonomi

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

October 28, 2026
Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027
Ekonomi

Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027

October 28, 2026
Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë
Ekonomi

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

October 27, 2026
Next Post
Vera dhe agroturizmi martesë perfekte

Vera dhe agroturizmi martesë perfekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

12 hours ago
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

14 hours ago
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

16 hours ago
WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

1 day ago
Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset