Përfaqësues të agro-turizmit flasin për rëndësinë që ka prodhimi i verës në aktivitetin e tyre duke pasuruar kështu shportën e prodhimeve “Made in Albania”.
Flori Uka, Kryetari i Shoqatës së Agroturizmit thotë se ka një lidhje të fortë mes agroturizmit dhe verës.
“Agroturizmi në vetvete është një produkt i cili shet produktet lokale, ose po e quajmë një biznes i cili shet produktet lokale dhe promovon vendin dhe vera është një nga produktet që ne duhet të krenohemi duke përfshirë këtu dhe kulinarinë shqiptare që ka goxha vlerahistorike dhe kemi cilësi të lartë, kemi një klimë shumë të mirë për të prodhuar produte që janë cilësorë të cilat mund t’i servirim në tavolinë dhe cdo ushqim duhet të shijohet me verë kështu që lidhja ëështë aq e fortë saqë nuk kemi nga t’ja mbajmë. Kantina dhe agroturizmi është një martesë shumë e mirë do thoja.” – thotë Uka.
Por jo cdo kush mund të prodhojë verë pasi është një produkt delikat.
“E kuptoj, por kjo nuk mund të them që është gjithmonë e mirë sepse jo të gjithë mund të bëjnë verë. Që të bësh verë duhet të kesh një kualifikim. Është një produkt shumë delikat, është një pije magjike e cila do një anë profesionel shumë të lartë për ta bërë, kështu që është më mirë ta marrim te njëri-tjetri sepse dhe bashkëpunimi midis njëri-tjetrit ësht ënj armë e fortë e agroturizmit shqiptar. Ne blejmë prodhimet e bashkëfshatarëve tanë dmth atje ku jemi kështu që sugjerojmë më shumë të blejmë verat shqiptare nëpër kantinat që janë të certifikuara sepse kanë dhe garanci në të gjitha aspektet sanitare dhe mund të funksionojë shumë mirë dmth.”- shprehet Z.Uka.
Për prodhimin e verës ashtu si për produkte të tjera ka institucione që japin certifikimet përkatëse dhe duhen kaluar disa hallka.
“Kemi institucionet përkatëse që na certifikojnë, na verifikojnë AKU-ja etj. Etj. Që ruajnë gjithë standadrdet si ato evropiane. Nuk po i përmend të gjitha dmth por punojmë me kushte shumë të mira.”- shprehet Z.Uka.
E nevojshme sipas Kryetarit të Shoqatës së Agroturizmit është rritja e kontrollit të verërave të importit që në fakt janë edhe konkurente të verërave shqiptare.
“Kantinat midis njëri-tjetrit, kantinat shqiptare nuk mendoj që kanë konkurencë farë me njeri-tjetrin. Ajo që na konkuron më shumë është produkti i huaj, është importi, pasi vjen me një cmim shumë të ulët dhe na konkuron automatikisht ndërkohë që produkti vendas sidomos produktet bujqësore duhet gjithmonë të kenë një mbështetje, të kenë një suport qoftë ekonomik dhe nga ana fiskale e të gjitha që ta ndihmojë prodhuesin të dalë sa më kollaj në treg, të heqi disa vështirësi po themi deri në momentin e daljes dhe të ketë një kontroll të lartë ndaj produkteve të importit sepse po të them është goxha minimale kontrrolli i importit. Ne kur eksportojmë kemi një kontrroll goxha të lartë, kurse kur importojmë e kemi kontrrollin pothuajse zero”- shton Uka.
Z.Uka u bën thirrje konsumatorëve shqiptarë që të konsumojnë verë autoktone pasi verërat tona janë konkurente në shumë vende dhe gëzojnë cilësi të lartë.
“Atë cka duhet të theksojmë është që për cilësi-cmim në Shqipëri ja vlen shumë më shumë një verë shqiptare se një të huaj. Kjo është një mesazh që duam t’i japim konsumatorit shqiptar. Cilësi-cmim merr vesh shqiptari që është nga rrushi kjo është e sigurtë 100%, kj është shumë e rëndësishmë. Pastaj, verë italiane dhe franceze nuk mund të themi që s’bëjnë vera të mira, por gjithmonë themi, ka një shprehje: “Bëjnë verën më të mirë në botë, por bëjnë dhe më të keqen në botë.”/ProBizz.al