Imazhi i marrë nga teleskopi hapësinor James Webb i të ashtuquajturave “Shtyllat e Krijimit” ka një bukuri të pakrahasueshme.
Këto janë re të dendura gazi dhe pluhuri ndëryjor të ftohtë ku formohen yje të rinj. Imazhi i ri i Webb-it nga kamera e tij afër infra të kuqe fokusohet në Mjegullnajën masive të Shqiponjës 6500 vite dritë nga Toka.
Shtyllat e Krijimit u fotografuan për herë të parë nga Teleskopi Hapësinor Hubble në 1995 dhe përsëri në 2015.
Krahasuar me Teleskopin Hapësinor Hubble, pasqyra e të cilit është 2.4 metra në diametër, pasqyra e James Webb është 6.5 metra në diametër dhe përbëhet nga tetëmbëdhjetë seksione gjashtëkëndore të veshura me ar. Masa e lëshimit të teleskopit është e barabartë me 6500 kg, rreth gjysma e masës së Hubble.
Burimi: CNN