Kryetarit i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB), z. Bledar Shella, zhvilloi, më 18 nëntor 2022, një takim me gazetarët e ekonomisë të medias së shkruar dhe asaj vizive. Z. Shella prezantoi zhvillimet e fundit të sektorit, sidomos efektin e rritjes së normave të interesit dhe ecurinë e kredidhënies. Njëkohësisht, u dha informacion për disa çështje ligjore që presin zgjidhje, si dhe për ecurinë e procesit të digjitalizimit të pagesave. Gjatë takimit, z. Shella iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për zhvillimet më të fundit të sektorit bankar dhe të ecurisë së ekonomisë, të cilat ndiqen me interes edhe nga media.
Takim i këtij formati zhvillohet rregullisht nga AAB-ja për të prezantuar aktivitetin e saj, si pjesë e strategjisë të komunikimit me median.
AAB mbetet e angazhuar në rritjen e transparencës ndaj publikut dhe cilësisë së informimit.
Burimi: AAB