Google Maps është një aplikacion tepër i rëndësishëm dhe shumë i përdorur në mbarë botën, por për momentin nuk ka asnjë aplikacion që ta rivalizojë në këtë hapësirë. Kjo gjë mund të ndryshojë së shpejti pas prezantimit të iniciativës më të re “Overture Maps Foundation” të mbështetur nga Meta, Microsoft dhe emra të tjerë të mëdhenj.
Kjo përpjekje u nis nga The Linux Foundation dhe ka gjetur mbështetje të plotë nga Meta, Microsoft, TomTom dhe Amazon Web Service. Ideja pas kësaj iniciative është fuqizimi i një produkti të ri hartash që do të përdorë një grup të dhënash lehtësisht të aksesueshme që mund të përdoren midis aplikacioneve dhe bizneseve të ndryshme. Linux Foundation dëshiron të krijojë “një hartë me informacione të besueshme, të lehtë për t’u përdorur dhe të ndërveprueshëm”.
Përmes një deklarate për shtyp, Jim Zemlin, drejtori ekzekutiv i Linux Foundation tha: “Industria duhet të bashkohet dhe të mbështesë këtë nismë për të mirën e të gjithëve. Në jemi tepër të emocionuar që të ndihmojmë në këtë bashkëpunim të hapur midis kompanive lider në industri në gjenerimin e të dhënave në hartë me kualitet të lartë që do të sjellin inovacione për njerëzit, kompanitë dhe komunitetet.”
Nëse ky plan do të funksionojë, mund të shndërrohet në një rival tepër të denjë për Google Maps.
Burimi: Geek Room