Shpesh na duhet të përballemi me të papritura dhe sëmundje që kërkojnë kurim të specializuar jashtë Shqipërisë, por që në momente të tilla është e vështirë të mendohet për te realizuar e vetme të gjitha shërbimet.
Ky nuk është më një shqetësim, ekziston një klinikë e cila ka menduar në detaje për të gjitha, mjafton të keni pasaportën në dorë.
“LONG LIFE TURKISH CLINIC” e cila ndodhet në zonën e Fiori Di Bosko prej vitesh ofron të gjitha shërbimet që i duhen pacientëve për t’i derguar për kurim në Turqi, nga transporti, përkthyesi, asistenca në spitalet më të mira turke etj.
1. Znj. Sajmira Shapku, Ju keni vite që drejtoni një klinikë me eksperiencën më te mirë të mjekëve turq.
Pse zgjodhët pikërisht mjekësinë në Turqi? U nisët nga një rast personal?
Zgjodha Turqinë nisur nga përvoja ime e jetuar dhe jo vetëm.
Standartet , fleksibiliteti, korrektësia, marrëdhënia çmim- shërbim janë kryefjala në mjekësinë turke. E çfarë i nevojitet më shumë se kaq një pacienti i cili pritshmëritë e marrjes qoftë dhe të një diagnoze të duhur i janë venitur duke trokitur në mijëra dyer me kosto jo të vogla dhe ku në fund duke mos gjetur zgjidhje.
2. Sa të suksesshme kanë qenë rastet e trajtuara me ndermjetësimin e klinikës tuaj?
Në këto 7 vite ne u rritëm falë besimit të pacientëve tanë, ne ishim zëri i tyre. Ka pasur raste si Ostekondrome -Kancer Kockash , Skoliozë- devijim, shtrembërim i shtyllës kurrizore , Transplant veshkash, Transplantimi i palcës së kockave dhe terapia me qeliza Staminale etj.
3. Cilat janë grupmoshat dhe patologjitë e tyre që zgjedhin LONG LIFE TURKISH CLINIC ?
Nuk është se ka një fashë moshe të përcaktuar gjithçka është derivat i diagnozës nisur që nga moshat pediatrike e deri tek moshat mbi 70-të të cilët kryesisht kanë qenë pacientë për ndërhyrje ortopedie ose okulististe.
4. A keni pacientë të huaj që vijnë në Shqiperi dhe zgjedhin paketat tuaja?
Po kemi pacientë italianë, polakë dhe anglezë dhe për këtë ne ndihemi të lumtur pasi me pacientet e huaj pikënisja është shumë i vështirë sepse kanë shumë pikëpyetje. Kjo edhe nisur nga mentaliteti dhe paragjykimet, por me pas bekimet e tyre jane te shumta ku ndër vite familjarë dhe networku i tyre referent kanë qenë pacientë me histori suksesi në Long Life.
5. Si ka arritur klinika ndër vite të fitojë besimin e pacientëve dhe të lehtësojë rrugëtimin e tyre kur janë në betejë me një patologji të caktuar?
Long Life u bë shtëpiza ku pacientët merrnin shërbimin e parë pa pagesë në Shqipëri, një derë e hapur për çdo pacient që nuk pati mundësi me financat e veta të ndjeki një protokoll mjekësor në Turqi . Ne u bëmë urë ndërmjetësimi edhe për grumbullim të ardhurash dhe jo vetëm ndermjetësim spitalor.
Kemi sintetizuar profesorët më të mirë duke lidhur marreveshje direkte me ata bazuar mbi patologji te ndryshme, jemi perpjekur maksimalisht që pacientët tanë të mos kalojnë nëpërmjet faturave të majme nga publiciteti i spitaleve atje, por të marrin një çmim të përballueshëm në raport me shërbimin e ofruar i cili ka qenë në limitet e të jashtëzakonshmes. Çdo histori suksesi e pacientëve të Long Life është një faturë e cila nuk ka çmim në këmbim.