• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 23, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Alda Gjuzi Studio, ndalesa për t’u ndjerë më e bukur

April 30, 2024
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Mund ta lexoj një kliente sapo hyn në derë…Alda rrëfen pasionin e saj për Probizz.al

Shumë vajza e kanë nisur rrugëtimin e tyre për të ofruar shërbime bukurie  pasi kanë ndjekur thjesht kurse disa mujore. Por kjo nuk ndodh me profesionisten Alda Gjuzi e cila i është përkushtuar maksimalisht zanatit të saj duke studiuar, praktikuar dhe më pas duke hedhur hapin në hapjen e një studioje. Me një koncept të veçantë Alda është pozicionuar me shërbime në një zonë mjaft të frekuentuar pranë Gjykatës Administrative në Tiranë. Ajo ofron një sërë shërbimesh për klientët qoftë për kujdesin e flokëve, make up profesional apo teknika të tjera më të fundit që ofrohen në funksion të bukurisë. Thuajse të gjitha vajzat kur janë të vogla janë kureshtare të eksplorojnë me modelet e flokëve madje duke i prerë vetë, por në rastin e Alda Gjuzi vesi vazhdon: dikur e vogël priste baluket e saj duke lozur e sot, pret flokët e dhjetra vajzave dhe grave. Me një përkushtim të lartë në profesionin e saj Alda flet me pasion për rrugëtimin e nisur dhe na tregon disa sekrete për veten…

Prej sa vitesh drejtoni Alda Gjuzi Studio?

Hapja e një studioje ka qenë e menduar që pas perfundimit të studimeve, por u realizua rreth dy vite më parë.

Si lindi pasioni për tu marrë me të bukurën dhe cilat janë konkretisht shërbimet që ofroni?

Nuk mund të të përmend një moment specifik se kur e kuptova që doja të bëhesha parukiere, por mund të them se që në fëmijëri prisja baluket e mia dhe luaja gjithmonë rolin e parukieres. Kjo u zhvillua dhe më shumë gjatë viteve, mbarova studimet për parukeri dhe ja ku jam sot.

Sa e vështirë është të merresh me gratë dhe vajzat?

Në fillimet e mia ka qenë goxha e vështirë, e kisha gati të pamundur ndonjëherë që të lexoja mendjen e një klienteje dhe qëndroja paksa në ankth si do e përjetonin ndryshimin që kishin bërë. Ndërsa  tani pas 7 vitesh punë mund ta lexoj një kliente sapo hyn në derë, dhe e kuptoj disi stilin e saj dhe çfarë mund të pëlqejë.

Çfarë keni studiuar?

Une kam studiuar në Qendrën Multifunksionale ” New Generation”, dhe kam kryer shkollën 2- vjeçare aty duke u pajisur me diplomë e cila njihet në pothuajse të gjitha shtetet e botës. Ka qenë eksperienca ime më e bukur në atë shkollë.

Jeni koshiente besoj që sot ka shumë persona që merren me këtë zanat, ku dallon shërbimi juaj?

Është shumë e vërtetë që sot ka tmerrësisht shumë parukiere dhe sallone të cilat hapen pa hasur as vështirësinë më të vogël, gjithsesi  do theksoja që unë studion time e hapa pas 5 vitesh punë dhe eksperience. Kam ndjekur një arsim si me teori edhe në praktikë e cila më ka ndihmuar të kuptoj flokun që në brendësi të tij e deri në sipërfaqe. Punoj me shumë dedikim dhe detaje. Mendoj është çështje pasioni, une e dua këtë punë, e dua të bukurën, më pëlqejnë sfidat dhe mbi të gjitha i njoh limitet deri ku mund të procedoj me flokun, në mënyrë që ai të mbetet po aq i shëndetshem sa një flok natyral.

A keni një mesazh për klientët, për cfarë duhet të kenë kujdes kur i drejtohen studiove apo salloneve?

Fillimisht do thoja që klientët duhet të bëjne pjesë të rutinës së tyre konsultën paraprake me specialistet e flokut. Më ndodh shpesh që klientët lënë orar për ndryshime në flokun e tyre, por njëkohësisht nuk janë të bindur për ndryshimin që duan të ndërmarin. Prandaj bashkëbisedimi dhe ndarja e ideve në konsultë ndihmojnë që klientët të arrijnë atë që duan me flokun e tyre, dhe gjithmonë të dalin të kënaqur nga sallonet. Gjithashtu një këshillë që do jepja, është që klientët kur shkojnë për herë të parë në një studio ose sallon, të interesohen më shumë për produktet që do i perdorin në flokët e tyre. Kjo ndihmon në shmangien e problematikave që mund të shkaktojnë produkte të caktuara në flokë.

Na flisni pak për Alda Gjuzin jashtë studios

Do ta përshkruaja veten si një person shumëngjyrësh. Me këtë dua të them se përveç parukerisë që është një pasion i imi, ka dhe shumë gjëra të tjera që më pëlqen të bëj kur gjej sadopak kohë. Më pëlqen të vizatoj në telajo, të lexoj dhe të udhëtoj. Fundjavave përpiqem të kaloj sa më shumë kohë me familjen në Rrogozhinë, aty pastaj më del dhe në pah ana ime countryside. Aty jam fiks vetvetja pasi nuk më pëlqen shumë metropoli. Ah, dikur edhe këndoja, por kjo mbetet paksa një sekret .

Kontakt:

https://www.instagram.com/aldagjuzi_studio/
Tags: AldaGjuziStudioBukurieFlokekujdesSherbimeVajza
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes
Histori Suksesi

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes

October 2, 2026
Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!
Histori Suksesi

Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!

September 24, 2026
Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë
Siperrmarres te suksseshem

Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë

September 12, 2026
Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?
Biznes

Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

September 10, 2026
Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Next Post
Penelope Cruz feston 50 vjetorin

Penelope Cruz feston 50 vjetorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Elon Musk kryeson listën e njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023

Shkolla e Elon Musk që synon të ndryshojë mënyrën si mësojnë fëmijët: Nga librat te mendimi kritik dhe vendimmarrja

8 hours ago
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

9 hours ago
Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

4 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

4 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset