• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, September 5, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Muça: Orientimi i qeverisë drejt arsimit dhe formimit profesional, pozitiv!

May 9, 2024
in Aktualitet, Publikime
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Qeveria kërkon t’i japë më shumë prioritet arsimit professional, pasi tregu i punës ka nevojë për punonjës të kualifikuar, sidomos për sektorin e turizmit, që është gjithnjë në rritje. Në një intervistë për Radio Ejani eksperti i karrierës, Erion Muça thotë se më parë duhen zgjidhur disa probleme për të parë se përse nuk kanë funksionuar këto degë ndër vite.

“Orientimi i qeverisë drejt arsimit dhe formimit profesional është pozitiv, por tanimë të përsëritura duke mos përbërë më lajm, kjo sepse duhet dhe kërkohet ndërhyrje konkrete dhe e menjëhershme në disa problematika që kanë shoqëruar këtë orientim në gjithë këto vite. E para, do të përmendja faktin që sot arsimi profesional paragjykohet nga ana e të rinjve, duke u cilësuar se drejt tyre shkojnë vetëm nxënësit më të dobët, që nuk arrijnë të vazhdojnë shkollën e mesme të përgjithshme, apo nuk synojnë adhe nuk kanë objektiv shkollimin e lartë. Kjo gjë nuk është e vërtetë pasi shumë shkolla janë duke punuar dhe duke vendosur një kriter mesatare pranimi për nxënësit për fushën e profileve që ofrojnë arsimin professional, drejt integrimit të të rinjve në zanate të caktuara.Së dyti, është shumë  e rëndësishme që sot të punohet për ndërtimin e sistemeve dhe e skemave të punësimit paraprak të nxënësve të arsimit profesional nga ana e sipërmarrjeve dhe industrive në këtë drejtim. Shkollat duhet të punojnë fort në ndërtimin e mekanizmave drejt kontratave që të mund të rrisin sa më shumë marshin e punësimit të të rinjve dhe duke e mbyllur këtë cikël që edhe siguria e një të riu për të zgjedhur arsimin profesional se do punësohet është automatikisht dhe më e lartë.”- tha Muça.

E gjithë kjo fushatë, sipas ekspertit, duhet të shoqërohet edhe me zgjerim të kapaciteteve të shkollave profesionale.

“Së treti, duhet të punohet fort në zgjerimin e infrastrukturës të shkollave të arsimit  profesional pasi praktikisht tani që po flasim numri i nxënësve që vazhdojnë shkollat profesionale është shumë më i vogël se nevojat që ka në Shqipëri industria apo sektorë të caktuar për shërbimin e tyre. Kjo  krijon një vacuum, i cili duhet të mbushet përmes mundësisë së zgjerimit të infrastrukturës, me qëllim që shkollat profesionale të përballojnë edhe më shumë fluks të rinjsh drejt tyre sepse i menaxhojnë ashtu siç duhet me hapësira për laboratorë apo dhe hapësirat për punishte praktikash.”

Një hap i rëndësishëm, thotë Muça, është edhe përditësimi i programeve dhe kurrikulave.

“Së katërti, një tjetër element i rëndësishëm është përditësimi dhe trajnimi i instruktorëve dhe mësuesve të shkollave profesionale sa më i shpejtë i programeve dhe kurrikulave të tyre, shoqëruar me tekste përkatëse në gjuhën shqipe apo dhe të huaj, të cilat ofrojnë literaturë bashkëkohore të fundit për të rinjtë por dhe orientimin e tyre skematik, konkret dhe konceptual se si do duhet të veprojnë në detyrat dhe përgjegjësitë që duhet të kenë në punë përmes angazhimit që kanë patur në shkollë.”

Cilat janë nevojat më imediate në treg për punonjës?

“Disa nga fushat e zanateve me kërkesa më të larta momentalisht në treg janë ato që lidhen me zanate të ofruara në komunitet edhe familje. Këtu e kam fjalën për elektricistët apo hidraulikët, për specialistët e IT apo specialistët e programimit, si  edhe për specialistë ndërtimi apo më së shumti specialistë në industrinë e bareve dhe restoranteve apo hotelerisë, por në tërësi dhe turizmit, të cilët kanë nevojë të shtuar jo vetëm për kapital njerëzor për të plotësuar nevojat për shërbime të caktuara. Ky kapital njerëzor duhet të jetë në të njëjtën kohë i përgatitur dhe i formuar që t’i përgjigjet sfidave të shërbimit në këtë industri në mënyrë sa më cilësore dhe  profesionale me qëllim që jo vetëm të përballojmë ato 10 milionë turistë vjet dhe që ky numër pritet të rritet këtë vit, por të ndikojmë përmes cilësisë së ofrimit të shërbimit të shtojë këtë numër nga viti në vit, si parakusht shumë i domosdoshëm në ofrimin e standardeve që vendi ofron në industrinë e turizmit. “

E gjithë nisma për të nxitur arsimin profesional duhet të shoqërohet me më shumë motivim për të rinjtë, të cilët nesër do të përballen me tregun e punës dhe sipas ekspertëve nuk duhet të ndjehen të diferencuar. Për këtë duhen gjetur mekanizma.

“Kuptohet që të gjithë nismat që ndërmerren apo duhet të ndërmerren nga ana e qeverisë nuk duhet të jenë vetëm nisma që bëhen përmes thirrjeve publike, por duhet të shoqërohen mekanizmat dhe instrumente shumë funksionalë dhe atraktivë për të rinjtë që të përzgjedhin shkollat e arsimit professional. Duhen bërë në mënyrë të vazhdueshme anketime dhe studime apo hulumtime për këtë industry, sidomos lidhur me arsimin dhe ofrimin e cilësisë së shërbimit me qëllim që të përmirësohet në tërësi sektori apo tregu i sektorëve të ndryshëm që duan profesionistë. Të krijohet një klimë jo vetëm afruese për të rinjtë drejt këtyre industrive, por dhe stimuluese dhe motivuese ku diferenca përmes atij që mbaron një arsim të lartë dhe atij që mbaron një arsim profesional të mos jetë shumë e thellë. Këtu e kam fjalën dhe për shanse dhe mundësi për zhvillim profesional dhe karriere.”

Përfaqësues të qeverisë deklarojnë se shembujt që po ndiqen në vendin tonë për nxitjen e të rinjve në arsimin profesional janë më të mirat e BE, modele zvicerane dhe gjermane.

Burimi: https://albanian.cri.cn/

Tags: arsimprofesionalerionmucaFushateProfesioniste
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Aktualitet

Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?

August 11, 2026
Taksa e mjetit tani paguhet 100% online, u kursen qytetarëve 282 mln Lekë
Aktualitet

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor: Patentë përjetë të hequr për drejtuesit e dehur përsëritës

August 8, 2026
Next Post
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend

Pagat minimale në Evropë: Si krahasohen pagat në të gjithë kontinentin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

21 seconds ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

45 minutes ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

22 hours ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

24 hours ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

24 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset