Sistemi bankar ka balance të shëndetshmë ka deklaruar guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një takim me Shoqatën shqiptare të Bankave. Sipas tij kjo rezistencë pasqyron modelin e tij të qëndrueshëm të biznesit, shkallën e lartë të likuiditetit dhe nivelin e kënaqshëm të kapitalizimit.
“Forcimi i kursit të këmbimit të Lekut ka pasqyruar përmirësimin e vazhdueshëm të bilancit të shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë, si dhe rritjen e interesit për të kursyer e investuar në monedhën tonë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
Në këtë takim bankave iu kërkua që të jenë sa më mbështetëse për aspekte të tjera të marrëdhënieve të biznesit bankë-klient, veçanërisht në ato të lidhura me kreditimin, në mënyrë që, në këtë moment të vështirë, barra e bizneseve eksportuese të lehtësohet sa të jetë e mundur dhe zhvillimi i sistemit bankar shqiptar në drejtim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve të reja.