Në një studim të kryer në Britaninë e Madhe është arritur në përfundimin se ngrënia e ushqimit pas orës 21:00 mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin tuaj.
854 njerëzve iu kërkua të regjistronin cdo vakt që hanin gjatë dy deri në katër ditë . Më pas u analizua niveli i tyre i sheqerit në gjak, ku dolën probleme me diabetin , nivelin e yndyrës në gjak të cila shkaktojnë sulme në zemër dhe goditje në tru.
Sipas studimit pas kësaj orë njerëzit mund të hanë në mënyrë të hutuar çokollatë dhe patate të skuqura ose ushqime të tjera të dëmshme të cilat mund të ndikojnë në metabolizmin e tyre.