Deri diku çdo humbje kujtese është normale por ka disa raste që kjo nuk lidhet me procesin e plakjes .
Jeni i stresuar
Kur jeni shumë të stresuar, truri juaj e ka vështirë të përqendrohet. Për të mësuar dhe mbajtur mend diçka, ju duhet të jeni shumë të përqendruar, thonë specialistët e shëndetit. Për më tepër, kortizoli në nivele të larta (hormoni i stresit) ndikon në trurin tuaj duke dëmtuar aftësisë për të ruajtur informacione të reja.
Nuk flini mjaftueshëm
Gjumi luan një rol të madh në aftësinë tuaj për të ruajtur kujtimet afatshkurtra dhe shndërrimin e tyre në kujtime afatgjata, shprehen specialistët e shëndetit.
Keni shenja të depresionit
Njerëzit që vuanjë nga depresioni, shfaqin një performancë më të keqe të kujtesës dhe aftësinë për të rikujtuar informacionin.
Mund të vuani nga një infeksion
Infeksione të ndryshme si meningjiti ose infeksionet e traktit urinar, mund të shfaqin simptoma të tilla si paqartësi dhe probleme me kujtesën.
Probleme me tiroiden
Tiroidja është një gjëndër në pjesën e qafës, që prodhon hormone, të cilat kontrollojnë shumë procese të trupit. Nëse funksioni i tiroides ngadalësohet, mund të ndikojnë në funksionin e trurit tuaj.
Keni mangësi të lëndëve ushqyese
Mungesa e hekurit ose vitaminës B12, mund të shfaqet edhe si harresë. Këtë e mbështesin edhe studime të ndryshme, të kryera tek të rriturit. Këto studime kanë zbuluar se ata me nivele të mjaftueshme të B12, kanë kujtesë më të mirë.