Ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri në datën 31 korrik, 33,462 fermerë janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, një proces që vijon paralelisht me furnizimin e tyre me naftë pa taksa nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023” ka bërë me dije ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca në një status në facebook.
Përmes kësaj mase, fermerët përfitojnë ulje të kostove të punimeve, duke ndikuar në rritjen e prodhimit. Ata përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë pa taksa për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.
Ministrja informoi se, sasia e naftës së përcaktuar mund të tërhiqet deri në datën 31 dhjetor 2023.