Në periferi të qytetit në Quennsland është zbuluar një plantacion gjigand me rreth 11 mijë rrënjë bimë kanabisi. Vlera e drogës në treg llogaritet rreth 60 milionë dollarë. Kjo konsiderohet si një nga sasitë më të mëdha të kultivimit të drogës që kapet në një aksion të vetëm. 11 persona kanë përfunduar në pranga.
Droga kultivohej në një mënyrë të panjohur më parë nga policia australiane. Në disa sera të madhe ishte vendosur sistem ujitje, por edhe sisteme ajrimi moderne që mundësonin rritjen e bimës brenda një kohe më të shkurtër.
Burimi: Sky news