Ministra e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca inspektoi nga afër ecurinë e punës në qendrën e grumbullimit “Green Nature” në Lushnjë .
“Ndërtuar përmes mbështetjes së programeve tona në Savër, Lushnjë, e pamë së bashku me kryetarin punëtor Josif Gorrea organizimin me standard të lartë të ngarkesave për eksport të shalqinit pa farë dhe specave “trengjyrësh” prodhuar nga fermerët tanë e që kërkohen shumë në tregjet perëndimore”, u shpreh Krifca.
Ministrja theksoi se objektiv madhor është të arrihen 1 miliard euro eksporte bujqësore deri në 2030-n”.
Krifca deklaroi se do ta mbyllin këtë vit rreth apo mbi 600 milionë euro eksporte bujqësore”.