• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Zekri Picari, sipërmarrësi që po hap rrugët e eksportit shqiptar drejt SHBA në fushën e ndërtimit

September 6, 2023
in Siperrmarres te suksseshem, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Pak vite më parë Zekri Picari zhvendoset në SHBA, ku angazhohet të zhvillojë biznes në fushën e ndërtimit. Sot, ai është afirmuar në tregun e pasurive të paluajtshme dhe ka plane ambicioze për të realizuar ndërtesa dhe madje për të importuar disa prej materialeve dhe pajisjeve për ndërtime nga Shqipëria. 

Avantazhi i Zekrit në biznes është fokusi tek objektivi, por edhe ndërtimi i shumë urave të komunikimit. Një pjesë të punimeve sot ai i realizon me nënkontraktorë. Në biznesin e tij janë angazhuar edhe familjarë, ndërsa komunikimi me miqtë dhe sipërmarrësit në Shqipëri, po ngre ura për eksportin e disa pajisjeve të ndërtimit drejt tregut amerikan. 

Ai është vendosur në New Jersey dhe kompania e tij, Master Pro Production shquhet për ndërtimin cilësor të çative.

Zekri, që kur keni ikur në SHBA kishit idetë e qarta për të bërë biznes. Si ishin fillimet e juaja?

Arsyeja kryesore që u largova ishte të vija në SHBA dhe të angazhohesha me biznes dhe kryesisht në fushën e ndërtimit.

Familjarë dhe të afërm të mi ishin të angazhuar në fushën e ndërtimit. Duke qenë në profesionin tim si web developer dhe designer kisha punuar për ta duke u krijuar websitet e nevojshme për bizneset që ato kishin. Unë shfrytëzova mundësinë për të mësuar më shumë duke qenë në kontakt që nga Shqipëria. Kur mbërrita në New York, isha fokusuar shumë për të krijuar biznesin tim, ishte bërë pasioni im dhe doja ta provoja veten me patjetër. Në fillim, askujt nuk i besohej që mund të ecja me këto ritme, por duke punuar fort dhe përvoja e madhe që në moshë të hershme në Tiranë, ku punova si drejtues i një biznesi privat me ka ndihmuar shumë për të pasur rrugën më të sigurt drejt suksesit.

Cilat kanë qenë sfidat e juaja për të bërë biznes? Ndërkohë, ishit integruar në Shqipëri? Cilat janë ndryshimet e të bërit biznes mes dy vendeve?

Në përgjithësi, i gjithë rrugëtimi ka qenë sfidë e madhe dhe vazhdon të jetë. Por, sigurisht sfida me e madhe kanë qenë të ardhurat fillestare, pasi në krahasim me Shqipërinë, shpenzimet dhe të ardhurat mujore që duhen këtu janë shumë më të larta. Me duheshin para për të investuar, për të jetuar dhe gjithashtu për shpenzimet e përditshme. Duke qenë dhe në moshë të re, nuk mungonte dëshira për të dalë në fundjavë, apo për të shkuar në vende të ndryshme.

Por, isha shumë i përqëndruar në punë dhe bëja pak pushime. Ky është ndryshimi më i madh mes 2 vendeve. Në Shqipëri bëhet më shumë pushime se punë, ndërsa në SHBA është e kundërta, më shumë punë se pushime, (dhe mendoj që është gjëja e duhur). Sigurisht që njeriu duhet të ketë kohë edhe për pushime, të kalojë kohë me familjen, por puna duhet të jetë kryesore.

Ku jeni fokusuar aktualisht dhe kë keni përfshirë në sipërmarrje. Si jeni organizuar?

Jemi fokusuar kryesisht në ndërtimin rezidencial. Pjesën më të madhe me ndërtimin e çative, rindërtimin e fasadave dhe të gjitha llojet e ndërtimit rezidencial. Fatmirësisht kam familjen, babain dhe vellezërit që punojmë bashkë dhe ka qenë një ndihmë shumë e madhe për të vazhduar përpara. Gjithashtu, po nisim një fazë investimi në prona të paluajtshme dhe real estate për të kaluar në një fazë tjetër të konceptit të ndërtimit. Sigurisht që kjo fushë nuk ka fund, por hap pas hapi do të arrijmë synimet tona.

Si është konkurenca në fushën tuaj dhe si ia dilni të siguroni avantazh ne treg?

Në fakt, konkurenca është shumë e madhe, madje mendoj që është një nga fushat me konkurencën më të lartë. Por, duke punuar me cilësi të lartë, duke i kushtuar vëmendje komunikimit me klientin, ndërkohë profesioni im si designer dhe web developer më ka mundësuar të krijojmë një brand, kemi mundur të qëndrojmë në treg shumë mirë.

Cilat janë planet që keni për të ardhmen lidhur me sipërmarrjen?

Objektivi është të krijojmë shpejt një kompani që të bëjmë të mundur ndërtimin e një shtëpie, godine, pallati apo një strukture me të gjitha resurset tona, nga arkitekti, inxhinieri dhe ndërtuesit. Gjithashtu, jemi në kontakt me kompani shqiptare për të bërë të mundur që shumicën e materialeve si, dritaret, dyert, strukturat metalike, apo dhe kuzhinat t’i importojmë nga Shqipëria. Shpresoj që shumë shpejt të fillojmë dhe jam shumë entuziast që do t’ia dalim.

Ne kemi vënë re një ndjeshmëri të lartë tuajën për Shqipërinë dhe komunitete të ndryshme në Shqipëri, veçanërisht në vendin e origjinës. A jeni në kontakt me kolegë dhe miq?

Une jam lindur dhe rritur në Shqipëri, kam shoqërinë time dhe kam kaluar pjesën më të bukur të jetës. Vazhdoj të kem kontakte të shumta me të gjithë kolegët dhe miqtë. Jam munduar që të jap kontributin tim, sepse besoj fort që të gjithë nga pak mund të bëjmë shumë për Shqipërinë. Ëndrra ime është që një ditë të sjell fëmijët në Shqipërinë që gjithmonë kam ëndërruar dhe pse me duket larg ajo ditë, megjithatë vazhdoj të shpresoj akoma se mund të bëhet.

Nëse ju nxisim të analizoni aftësitë tuaja si sipërmarrës, cilat kanë qenë ato që ju kanë mundësuar të ecni përpara?

Mund të them vetëm një fjalë, që është më e rëndësishmja: “organizim”, kjo do të thotë që nëse drejtuesi di të organizojë punët, çdo gjë do të jetë shumë e thjeshtë për të ecur përpara. Siç e thashë edhe më sipër, mua më kanë ndihmuar të gjithë elementët. Të rinjve që duan të angazhohen në biznes u sugjeroj një gjë: të krijojnë përvojë dhe të sigurojnë informacion.

Sa më shumë të studiosh e mësosh është një bazë e rëndësishme, por përvoja praktike është shumë e rëndësishme, pasi përballesh me jetën reale dhe sfidat e njëpasnjëshme, qe duhet t’i menaxhosh. 

Vetëm një drejtues me përvojë do t’ia dalë të mbizotërojë, pasi tregu është shumë i ashpër në ditët e sotme edhe për shkak të teknologjisë së re.

Marrë nga businessmag.al

Tags: historisuksesiShBASipermarresZekriPricari
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Elon Musk ripunëson disa nga punonjësit e Supercharger që shkarkoi më herët
Siperrmarres te suksseshem

Elon Musk parashikon fundin e parasë siç e njohim sot: Në të ardhmen pasuria do të matet me energji dhe burime

November 4, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Ke vite përvojë, por ende dyshon te vetja? Ja pse suksesi nuk mjafton për të krijuar vetëbesim
Te Pergjithshme

Ke vite përvojë, por ende dyshon te vetja? Ja pse suksesi nuk mjafton për të krijuar vetëbesim

September 17, 2026
Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë
Siperrmarres te suksseshem

Investitori miliarder Warren Buffett: Jam ndër 10 njerëzit më me fat në botë

September 12, 2026
Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?
Biznes

Cili është tipari që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, sipas Steve Jobs?

September 10, 2026
Next Post
Daniel Nikolla , “TRURI” që krijoi agjensinë e marketingut e cila përfaqëson biznese prestigjioze në Britaninë e Madhe

Daniel Nikolla , “TRURI” që krijoi agjensinë e marketingut e cila përfaqëson biznese prestigjioze në Britaninë e Madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Elon Musk ripunëson disa nga punonjësit e Supercharger që shkarkoi më herët

Elon Musk parashikon fundin e parasë siç e njohim sot: Në të ardhmen pasuria do të matet me energji dhe burime

2 hours ago
Ushqimet që duhet të konsumojmë në vjeshtë për një shëndet të mire

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë hamë, por edhe kur hamë: Orari i vakteve mund të ndikojë në peshë dhe metabolizëm

5 hours ago
Bateritë në Shqipëri, rregulla të reja nga prodhimi deri te riciklimi, ja risitë që parashikon projektvendimi

Bateritë në Shqipëri, rregulla të reja nga prodhimi deri te riciklimi, ja risitë që parashikon projektvendimi

7 hours ago
Apple bën kthesën e papritur, prezanton MacBook Pro-n e parë me ekran me prekje

Apple bën kthesën e papritur, prezanton MacBook Pro-n e parë me ekran me prekje

1 day ago
Fëmijët që lexojnë më shumë mund të zhvillojnë më mirë inteligjencën, çfarë thotë studimi britanik

Fëmijët që lexojnë më shumë mund të zhvillojnë më mirë inteligjencën, çfarë thotë studimi britanik

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset