Ditën e sotme ka nisur censi i popullsisë dhe banesave.
Një proces i cili pritet të zgjasë 6 javë , ku mbi 7 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.
Pyetësori përmban 100 module me rreth 100 pyetje.
Sipas ligjit, çdo person, i cili në peridhën që do të kryhet Censi është banor i zakonshëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të sigurojë informacionin e kërkuar në pyetësorët e Cens, në një mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme.
Qytetarët nuk janë të detyruar të përgjigjen vetëm tre pyetjeve në lidhje me etnicitetin etnik, fenë dhe gjuhën.
Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar ose dhënia e informacionit të rremë, sipas nenit 5 të këtij ligji, me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.