Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, njoftoi se ditën e sotme dhe të nesërmen organizohet Dita Arbëreshe dhe Samiti III i Diasporës.
“Zemrat kuqezi të diasporës rimblidhen këtë herë me arbëreshët në qendër, për t’u mikpritur nga yjet si, Ardit Gjebrea, Ndriçim Xhepa, Elsa Lila, Luiza Gega, Elhaida Dani bashkë me artistët e “Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor” në Pallatin e Kongreseve ora 15:30″, shkruan Rama.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të mbajë fjalën e hapjes për t’u pasuar me mesazhet e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe emra të njohur arbëresh.