Edhe këtë vit do të shpërndahet bonusi i fundvitit për pensionistët. Që nga dita e neserme ata mund ta tërheqin bonusin prej 5 mijë lekësh.
Përfitues do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti , ata me pension familjar dhe pension social. Në buxhetin e shtetit për vitin 2024 janë parashikuar 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.
Ndërsa prej 1 tetorit mbi 700 mijë individë të të gjitha kategorive të pensioneve kanë përfituar indeksimin në masën 8,6 % të pensionit që marrin.