Dua Lipa ka bërë diçka të pazakontë në episodin e fundit të “Late Night With Seth Meyers”.
Ajo së bashku me prezantuesin e famshëm Seth Meyers kanë realizuar një tatuazh të ngjashëm. Tatuazhi u realizua nga artisti i famshëm Bang Bang.
“Jam shumë e emocionuar. Ne do të jemi të lidhur për gjithë jetën me këto tatuazhe të njëjta”, tha Dua.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka rreth 20 tatuazhe në trupin e saj. Ajo kërkoi që tatuazhi i saj të bëhet në këmbë.