Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen në lotin e 3 të aksit Elbasan- Qafë Thanë.
“Praktikisht do të shkojmë në daljen e re të dakordësuar me Maqedoninë e Veriut. Pasi synimi është që të kemi një dalje të re që do të lidhë dy vendet me një tunel rreth 5.8 km dhe do të jemi afër urës së Bushtricës”, tha zëvendëskryeministrja .
Sipas Ballukut, ky tunel shkurton mbi 24 km rrugë që janë kosto financiare për dy shtetet, por edhe për drejtuesit e automjeteve.
Ndërsa kreu i ARRSH-së, Evis Berberi bëri të ditur se parashikohet që segmentet e korridorit VIII të jenë funksional në 2027, për të vijuar më pas me tunelin që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.