Trifon Toli është një i ri që dashuron kulinarinë. Pasioni që e ushtron prej dy vitesh, në një garë që sapo ka nisur për të dhe shpreson të impresionojë shumëkënd me artin e kombinimit të shijeve. Në një intervistë eskluzive për Probizz.al, Toli e quan veten me fat në këtë rrugëtim ndërsa kuzhina e tij është ndërtuar për të qenë speciale.
Cili është formimi juaj profesional ?
Unë kam studiuar për kulinari të përgjithshme në INK për Chef kuzhine.
Më pas kam kryer një sërë seminaresh për kuzhinë dhe pastiçeri me chefa të huaj të një niveli të lartë deri në atë Chef michelinstar dhe jo vetëm. Më vonë kam vazhduar të studioj për, menaxhim biznesi, hoteleri, marketingu dhe komunikacion.
Si nisi karriera juaj si chef kuzhine?
Karriera ime si chef kuzhine nisi rreth dy vite më parë. Më pas duke qenë chef dhe në restorante të tjera si ekzekutiv dhe konsulent.
Përtej punës, përkushtimit dhe pasionit të madh për këtë profesion unë do ta quaja veten pak me fat. Profesionin e kam startuar më një chef të nivelit të lartë. Ai më ka mësuar çdo gjë duke më shtuar dashurinë për kulinarinë.
Pse duhet provuar një pjatë e chef Trifon Tolit në një kohë kur edhe konkurenca është mjaft e fortë?
Po vërtet kohët e fundit Shqipëria ka shkuar në një nivel tjetër në fushën e gastronomisë. Ka shumë chefa kuzhine por jo të gjithë të vetquajturit chef janë në këtë nivel që po flasim.Të jesh chef i një kuzhine nuk do të thotë të dish thjesht të gatuash dhe të japësh urdhëra, por ti ofrosh klientëve një eksperiencë ndryshe. Në një pjatë të ketë kombinim shijesh duke ruajtur vlerat ushqyese dhe të jetë e shëndetshme. Kuzhina është art dhe në pjatë padiskutim duhet të ketë edhe një histori, emërtim terheqës. Jo të gjithë janë të aftë ta bëjnë këtë.
Çfarë gatimesh keni specialitete nëse mund të përmendni disa?
Unë nuk kam 1/2/3 gatime speciale, por e gjithë kuzhina ime është ndertuar për të qënë speciale.
Jeni tek tradicionalja apo modernja?
Një chef duhet ti bëj të gjitha nga pak.
Por kuzhina që unë bëj është moderne dhe gourmet në stilin evolimi i traditës.
Çfarë preferojnë më shumë ?
Njërëzve u ndryshon preferenca nga njëri-tjetri.
Por unë mendoj çdokush nga ne zgjedh të marrë atë që i ofrohet në mënyrën më perfekte në cdo aspekt.
Si e sheh veten në këtë zanat?
Unë jam vetëm 25 vjeç dhe për mua sapo ka filluar gara në këtë treg. Njerëzve që do ndjekin këtë garë do më gjejnë diku aty lart nga fillimi i renditjes.
Sa e vështirë është të jesh mastershef?
Jashtëzakonisht shumë. Për mua Masterchef është një fjalë e madhe të cilën me ecurinë time në këtë fushë do e arrij plotësisht këtë standart. Një chef ekzekutiv merr disa role mbi supe si ai doktorit, oganizatorit, shkenctarit, mentorit etj. Nuk është e lehtë të bësh njerëzit të ndihen të lumtur me çfarë ata konsumojnë
Por nuk ka gjë më të bukur kur e arrin këtë gjë dhe sheh që regjisori gjithë kësaj je ti.