Të gjithë e kemi vënë re se sa të përhapura janë faqet online që tregtojnë veshje, pafund! Por jo të gjitha janë korrekte, jo të gjitha kanë cilësi të lartë dhe aq më tepër jo të gjitha faqet të japin sot mundësine e ndërrimit apo kthimit.
Një risi në treg, me shërbim super korrekt, po sjell faqja e tregtimit të rrobave “Falena” e cila është themeluar nga dy kushërira; Alba dhe Besa.
https://www.instagram.com/falena_style/
Kanë menduar më së miri në detaj, çdo hallkë të shërbimit, për tju përgjigjur maksimalisht klientëve me përpikmëri. Nuk ndërmjetës por shkojnë vetë direkt në Turqi për të zgjedhur veshjet më cilësore dhe më trend për vajza. Për Probizz.al vjen historia interesante e krijimit të biznesit nga dy vajzat dhe kuptimi i emrit “Falena”.
Si lindi idea për një biznes të tillë online dhe pikërisht me veshje për femrat?
Më tepër se ide erdhi si një sfide me veten. Duke qënë se dhe ne shumë shpesh jemi zhgënjyer nga blerjet online e diskutonim se nëse ne do kishim nje biznes të tillë a do kishim të njëjtën sjellje ndaj klientit?! Zgjodhëm veshje për femra për disa arsye; e para jemi vetë femra dhe në këtë mënyrë e kishim më të lehtë të zgjidhnim veshjet sipas shijes tonë, e dyta sipas statistikave shumica e blerjeve online bëhet nga femrat dhe e treta dihet që koha e lirë e një femre është më e kufizuar se e një mashkulli prandaj blerja online në faqe serioze është komoditet.
Dy kushërira jo shpesh bëhën në një mëndje në jetën e përditshme e aq më tepër në biznes, si e gjetët dakortësinë dhe pasionin për të njëjtin biznes, na tregoni pak më shumë?
Ne jemi kushërira por jemi rritur së bashku dhe jemi dy fotokopje të njëra tjetrës, në mendime, në sjellje dhe në stil. Të ishim në një mendje edhe në këtë rast ishte shumë e lehtë. I përshtatemi shumë mirë njëra tjetrës dhe përvec dashurisë të madhe kemi mësuar dhe të respektojmë mendimet e secilës. Kjo na ka shtyrë që të ecim përpara dhe në biznesin e përbashkët.
Jemi në kohën që janë përhapur shumë shitjet online të rrobave , ku dallon “FALENA”?
Kjo ka qënë dilema jonë më e madhe, si mund të dallojmë nga të tjerët?! Ne sollëm nje risi në tregun online, dicka të padëgjuar më parë. Klienti që blen tek ne i jepet mundësia ta provojë veshjen pa e paguar, korrieri e pret gjatë kësaj kohe. Gjithashtu, tek ne kthimi dhe nderrimi janë te padiskutueshëm edhe nese thjesht nuk te pëlqen ajo qe blen.
Si variojnë cmimet tek ju dhe për cilat grupmosha tregtoni, cfarë malli janë nga vijnë?
Ne veshjet i marrim vetë në fabrikë dhe nuk kemi asnjê ndërmjetës në këtê proces,kjo na jep mundêsinë tê jemi tepër konkurues në treg. Aq sa në këtë rast raporti cilesi-cmim është i përmbysur. Ka patur shumë raste kur klientit i ka pëlqyer produkti nga fotot por nuk besonte te cilësia për shkak te cmimit. Kur i kemi thënë që do e bësh pagesën pasi ta shikosh produktin atëherë është bindur. Përvec kësaj ne aplikojmë edhe ulje në cdo blerje për klientet besnike.Target grupi jonë është mosha 20-50 vjeç.Furnizimin e marrim nga Turqia.
“FALENA”, cfarë fshihet pas emrit të brandit tuaj?
Është një histori e bukur si lindi emri Falena. Kur vendosëm te hapnim këtë faqe nuk po gjenim dot një emër që të na pelqente. Organizuam një konkurs ku paguam një cmim edhe pse emri fitues nuk na ngjiti shumë. Të nesërmen u nisëm në udhëtimin e parë për furnizim drejt Stambollit. Rrugês po diskutonim ne lidhje me emrin qe nuk po na pëlqente. Në Librazhd u ulëm për një kafe, në dorë me erdhi një flutur. Kur po hypja në makinë doja ta largoja por nuk iku, erdhi me ne deri kur kaluam Korçën. E fotografuam dhe kërkuam emrin e flutures, quhej FALENA. Dhe kështu lindi emri, fotoja origjinale është në profilin e faqes.
Sa e vështirë është të menaxhoni një biznes online, koordinoni lehtësisht të gjitha hallkat?
Në fakt nuk e menduam se do ishte kaq shumë e vështire, ose më saktë jo kaq shpejt. Puna zgjat deri në orët e vona të natës, por pas cdo komenti pozitiv që marrim lodhja ikën si me magji. Ne i kemi ndarë detyrat ku Alba merret me pjesën e reklamimit te veshjeve në story dhe në mur dhe Besa me pjesën e komunikimit ne DM. Përveç kësaj është edhe një person i tretë i cili merret me gjithē procesin e furnizimit dhe të shpërndarjes.
Si e shikoni të bërit biznes në Shqipëri?
Ne jemi në hapat e parë dhe nuk kemi një përgjigje tê saktë në këtë moment. Mendojmë se më shumë ka të bëjë mënyra se si e bën një biznes se sa vendi ku e ushtron.
A keni një mesazh për klientët tuaj?
Qëllimi jonë kryesor është ta bëjmë “FALENA-n “ simbol besimi në blerjet online!
“Falena” Kontakt
Instagram: https://www.instagram.com/falena_style/
Whatsapp: +355 69 237 6912