• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

“ARTISAN METALWORKS”  KUR METALIT I JEPET SHPIRT

June 15, 2025
in Histori Suksesi, Intervista, SME
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Një Triumf i Këmbënguljes dhe Kreativitetit, Intervistë me themeluesin  Ervis Hasanaj

Në një epokë të shënuar nga pasiguritë ekonomike dhe sfidat e pandemisë, ndërsa shumë biznese luftonin për të mbijetuar, një histori e veçantë po shkruhej përgjatë autostradës  Thumanë – Laç ku u ngrit një punishte e vogël. “Artisan Metalworks”, një emër që sot sinjalizon cilësi, pasion dhe qëndresë, lindi nga ëndrra dhe përkushtimi i një të riu me vizion: Ervis Hasanaj.

Ky nuk është thjesht një biznes, por një rrëfim i gjallë i mjeshtërisë, ku çdo gjë fillon me një copë metal të thjeshtë dhe përfundon në një vepër arti, e mishëruar me emocione dhe përvojë unike. Në këtë intervistë ekskluzive, Ervis na hap dyert e udhëtimit të tij të jashtëzakonshëm, duke na treguar se si një fillim i vogël, i shënuar nga pengesa të papritura, u shndërrua në një tregim suksesi frymëzues.

Pyetje: Si u krijua Artisan Metalworks dhe cilat ishin sfidat më të mëdha në fillim?

Ervis Hasanaj: “E hapa biznesin vetëm një javë para se të fillonte pandemia. Ishte një goditje e papritur ,gjithçka mbyllej, dhe unë sapo kisha nisur. Por në vend që të dorëzohesha, punova edhe më shumë. Në fakt, në atë kohë realizova se kur gjithçka duket e pamundur, është pikërisht momenti për të vazhduar me më shumë fuqi.”

Pyetje: Me çfarë burimesh filluat dhe si e ndërtuat kompaninë?

Ervis: “Fillova nga zero, me vetëm një punëtor dhe një ëndërr. Nuk kishte investitorë, nuk kishte ndihma të jashtme vetëm besimi se mund të bëja diçka të veçantë. Sot, ne jemi një ekip prej 4 personash dhe kemi një punishte të vogël, por shpresoj ta zgjerojmë atë shumë së shpejti.”

Pyetje: Cilat janë produktet tuaja më të kërkuara?

Ervis: “Klientët tanë i adhurojnë tavolinat tona unike, bare metalike dhe punimet dekorative për shtëpi dhe sallone. Çdo projekt është i personalizuar ne punojmë vetëm sipas dëshirave të klientit, duke u përshtatur nevojave dhe stilit të tyre.”

Pyetje: Çfarë lloj materialesh përdorni dhe si i përpunoni ato?

Ervis: “Ne përdorim profile të ndryshme metalike, të kthyera në mënyrë artizanale përmes makinerive tona. Çdo projekt është i ndryshëm, dhe ne i përshtatemi plotësisht vizionit të klientit. Disa punime mund të zgjasin 3-4 ditë, ndërsa të tjerat më shumë  gjithçka varet nga kompleksiteti.”

Pyetje: Si e promovoni “ARTISAN METALWORKS”?

Ervis: “Përdor Instagram për të treguar punën tonë, por më e rëndësishmja janë rekomandimet e klientëve të kënaqur. Kam bashkëpunuar edhe me njerëz të njohur për të arritur më shumë njerëz. Por në fund të ditës, mënyra më e mirë për të rritur biznesin është të bësh punë të mirë.”

Pyetje: Si e shihni të ardhmen e kompanisë?

Ervis: “Për mua, ëndrra është të kemi një punishte të madhe, me një ekip të fuqishëm dhe projekte në të gjithë vendin. Dua të bashkëpunoj me njerëz të sinqertë dhe të punojmë së bashku për diçka të madhe. Po, besoj se do të ndodhë!“

Pyetje: Çfarë këshille do t’u jepnit të rinjve që duan të fillojnë një biznes?

Ervis: “Durimi! Pa të, asgjë nuk funksionon. Duhet të jesh i përqendruar, të punosh çdo ditë dhe të mos heqësh dorë. Gjithashtu, iniciativa është shumë e rëndësishme nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë.”

Pyetje: Çfarë ju bën më krenar në këtë udhëtim?

Ervis: “Jam krenar që kam ndërtuar një emër të mirë për cilësi dhe korrektësi. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe kam krijuar produkte unike që i bëjnë klientët të lumtur. Kur dikush thotë ‘faleminderit’ për një punë të bërë me shumë pasion, kjo është çmimi më i madh.“

Pyetje: Si e ndjeni vetën kur dorëzoni një produkt të përfunduar?

Ervis: “Gjithmonë më kap një ankth – a do ta pëlqejë? A është siç e ka imagjinuar klienti? Por kur e shoh reaksionin e tyre dhe thonë ‘Është perfekt!’, çdo ankth shndërrohet në kënaqësi të madhe.”

Pyetje: Si i vendosni çmimet për produktet tuaja?

Ervis: “Çmimet varen nga kompleksiteti i punës, por ne gjithmonë përpiqemi të ofrojmë çmime të arsyeshme. E dimë që klientët vlerësojnë cilësinë, dhe ne nuk kursehemi në asnjë detaj.”

“ARTISAN METALWORKS” nuk është thjesht një biznes, është pasioni dhe vullneti i një të riu që nuk u tremb nga sfidat. Ervis Hasanaj na tregon se me durim, punë të palodhur dhe besim në vetvete, çdo ëndërr mund të realizohet.

Nëse jeni në kërkim të punimeve unike metalike ose thjesht dëshironi të ndihmoni një biznes të vërtetë me shpirt, ”ARTISAN METALWORKS” është zgjedhja perfekte.

Kontaktoni:
Instagram: @ArtisanMetalworks]

https://www.instagram.com/accounts/login/?next=%2FArtisanMetalworks%2F&source=omni_redirect

Tags: ArtisanMetalworksErvis Hasanajlacmetalpunishte
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Karriere

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme
Karriere

Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme

October 4, 2026
Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes
Histori Suksesi

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes

October 2, 2026
Studimi: Gratë sipërmarrëse gjenerojnë më shumë të ardhura se burrat, por marrin shumë më pak para nga investitorët
Karriere

Gratë në shëndetësi paguhen 19% më pak se burrat, alarmi i OBSH-së

September 30, 2026
Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç
Biznes

Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç

September 30, 2026
Next Post
Ushqimet që rrisin prodhimin e kolagjenit

Ushqimet që rrisin prodhimin e kolagjenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

3 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

3 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

4 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

4 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset