Produktet që ne konsumojmë mund të mbrojnë elasticitetin e lëkurës duke ruajtur një pamje rinore.
Në listën e ushqimeve që mund të ngadalësojnë plakjen janë boronicat.
Të pasura me antioksidantë, vitaminë C, neutralizojnë radikalet e lira përgjegjëse për dëmtimin e qelizave dhe plakjen e përshpejtuar.
Falë vetive inflamatore e mbajnë lëkurën të qetë, të pastër dhe të shkëlqyeshme.
Arra braziliane mbron lëkurën nga stresi, ruan elasticitetin dhe parandalon rrudhat e parakohshme. Përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E për një lëkurë të butë dhe të hidratuar.
Shega është e pasur me antioksidantë të fuqishëm që zvogëlsojnë inflamacionin, stimulojnë kolagjenin dhe mbrojnë qelizat e lëkurës nga dielli dhe ndotja.
Karrotat një tjeter ushqim thelbësor për rinovimin e lëkurës dhe parandalimin e tharjes së saj.












