Kjo mund t’ju ndodhë disa përdoruesve të Meta AI pa e kuptuar ata pasi kërkesat e njerëzve në mjetin e inteligjencës artificiale dhe rezultatet postohen në një burim publik.
BBC shkruan se një ekspert i sigurisë në internet tha se ishte një problem i madh për përvojën dhe sigurinë e përdoruesit, pasi disa postime mund të gjurmohen lehtësisht në llogaritë e mediave sociale.
Disa njerëz mund ti tregojnë pa dashje botës për kërkimet e tyre sic është t’i kërkojnë AI-së të gjenerojë karaktere të veshura pak ose t’i ndihmojnë ata të kopjojnë teste.
Para se të ndahet një postim, shfaqet një mesazh që thotë: “Njoftimet që postoni janë publike dhe të dukshme për të gjithë…Shmangni ndarjen e informacionit personal ose të ndjeshëm.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al












