Bernard Arnault, kryetar dhe shef ekzekutiv (CEO) i markës luksoze LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton SE, ka kaluar CEO të Tesla Elon Musk për t’u bërë personi më i pasur në botë, sipas listës së miliarderëve të Forbes.
Aktualisht, Arnault ka një vlerë neto prej 207.6 miliardë dollarë, më e lartë se 204.7 miliardë dollarët e Musk. Sipas listës, Jeff Bezos, themeluesi dhe kryetari i Amazon, është personi i tretë më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 181.3 miliardë dollarësh.
Arnault dhe Musk kanë më shumë se dy vjet që “luftojnë” për vendin e parë. Rritja e fundit në vlerën neto të Arnault, një rritje prej 23.6 miliardë dollarësh vetëm në 26 janar, mund t’i atribuohet rezultateve të shëndetshme tremujore të kompanisë. Nga ana tjetër, pasuria neto e Musk ra me 18 miliardë dollarë.
Në renditjen e 11-të, Mukesh Ambani, kryetar dhe drejtor menaxhues i Reliance Industries, vazhdoi të ishte indiani më i pasur në listë me një vlerë neto prej 104.4 miliardë dollarësh.
Gautam Adani, themelues dhe kryetar i Grupit Adani, u rendit i 16-ti në listë me një vlerë neto prej 75.7 miliardë dollarësh. Aksionet e Grupit Adani kanë qenë në fokus që kur u vu nën kontrollin rregullator pasi shitësi i shkurtër me bazë në SHBA Hindenburg Research e akuzoi atë për shpërdorim fondesh dhe manipulim të aksioneve, vitin e kaluar.
Shiv Nadar, i renditur i 42-ti në nivel global, ishte indiani i tretë më i pasur me një pasuri neto prej 34.8 miliardë dollarë.
Njerëz të tjerë që u shfaqën në 10 vendet më të mira ishin themeluesi i Oracle, Larry Ellison, bashkëthemeluesi i Meta, Mark Zuckerberg, CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffet, bashkëthemeluesi i Alphabet, Larry Page dhe bashkë-kryetari i Fondacionit Bill & Melinda Gates, Bill Gates.
Përkthyer dhe përshtatur nga Business Standard për Probizz.al