Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka shpërndarë një video në facebook se kush do të përfaqësojë vendin tonë në panairin e Berlinit.
“Me supeskuadrën që do të prezantojë imazhin e Shqipërisë në ITB Berlin 2024. Nga 26 turoperatorët deri te 8 bashkitë që do të shpalosin më të mirë e destinacioneve të tyre në panairin më të madh të turizmit në botë nën kujdesin e #MTM”, shkruan ministrja Kumbaro.
Sipas saj Shqipëria do të kthehet sërish në qendrën e interesit të vizitorëve dhe kompanive globale në tregun e turizmit ndërsa kemi nisur edhe përgatitjet për t’u përfaqësuar si “vendi i nderit” i ITB Berlin 2025