Kënga “La noia” e Angelina Mango është shpallur fituese e festivalit të San Remo 2024 . 22 vjeçarja e emocionuar për çmimin tha “Jeni të gjithë të çmendur, faleminderit shumë orkestrës, ty Amadeus, Fiorellos, ekipit tim, familjes time, faleminderit që erdhët”.
Çmimi i Kritikës Mia Martini e mori për Loredana Bertè me këngën ”Pazza”. Çmimi ”Sergio Bardotti” për tekstin më të mirë iu dha Fiorella Mannoias me ”Mariposa”.
Angelina Mango është vajza e këngëtarit të ndjerë Pino Mango dhe e Laura Valente.