43 vjeçarja Paris Hilton në një intervistë për emisionin “To suffer alone” është shprehur se ndjehet e frikësuar për varësinë e fëmijëve ndaj rrjeteve sociale.
Ajo ka thënë se dëshiron që të vegjlit e saj të rriten në një botë të sjellshme, pozitive ndryshe me atë që shfaqet në mediat sociale.
Në mendimin e saj, mediat sociale nxisin të kundërtën e këtyre vlerave. Hilton gjatë intervistës deklaroi se uron që fëmijët e saj të përfshihen sa më pak në rrjetet sociale dhe të fokusohen më shumë tek lojërat në natyrë dhe socializimi më bashkëmoshatarët e tij.