Qeveri shqiptare synon që deri në vitin 2030, Shqipëria të ketë një ekosistem sipërmarrës dhe inovativ të njohur globalisht duke u kthyer në një nga vendet lider në Evropë në inovacion dhe të jetë një magnet për investime.
Draft Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024 – 2030, dhe plani i veprimit për zbatimin e saj, hedhur për konsultim publik janë hartuar si një dokument politikash afatmesëm i shtrirë në 6 vite, me qëllim që deri në 2030-tën, sipërmarrësit shqiptarë të kenë akses në kapitalin e nevojshëm për të zhvilluar projektet e tyre dhe të mbështeten nga një rrjet shërbimesh publike dhe programe asistence që do t’ua lehtësojnë rrugën. Strategjia mbështetet në tre shtylla kryesore, siç janë Ekosistemi Inovativ Sipërmarrës; Sektorët Strategjik (S3); Zhvillimi Gjithëpërfshirës.
Mbështetur në këto shtylla parashikohet të ndërmerren disa masa, duke filluar nga ato prioritare që lidhen me krijimin e Agjencisë Startup Albania; Mundësimi i aftësisë për rritje përmes infrastrukturës së inovacionit, si fizike ashtu edhe virtuale. (Qendrat Rajonale të Transformimit, Parku Teknologjik, platforma digjitale dhe entitete të tjera të ekosistemit); Ndërtimi i instrumenteve alternative të financimit; Tërheqja e fondeve ndërkombëtare dhe diasporës. Ndërtimi i një reputacioni pozitiv ndërkombëtar për ekosistemin e sipërmarrjes. Zhvillimi i skemave nxitëse për angazhimin e kapitalit të korporatës në ndërmarrjet fillestare, etj. Masat për Zhvillimin e Talentit, të fokusuara tek burimet njerëzore për të përmirësuar zhvillimin dhe mbajtjen e sipërmarrësve të talentuar. Masat e Financimit Alternativ – për të ndihmuar në krijimin e mbështetjes së strukturuar financiare dhe efikase për sipërmarrësit. Masat mbështetëse të aftësisë për rritje – të cilat mbështeten nga programet e përshpejtimit, qendrat e inkubacionit, qendrat rajonale të transformimit dhe parqet teknologjike.
Grupi i masave të paraqitura do të implementohet në tre faza dhe strategjia paraqet një buxhet paraprak për secilën fazë të ekzekutimit për të gjitha masat prioritare me një total prej 20 milionë euro. Konkretisht 6 milionë Euro për fazën e parë 2024-25, 6 milionë Euro për fazën e dytë 2026-27, dhe 10 milionë Euro për periudhën 2028-30.
Marrë nga Scan