• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, September 10, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Këshilla që na duhen, mënyra për të ulur faturën e energjisë

December 3, 2023
in Aktualitet, INOVACION, ZBULIME
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Të gjithë e kemi parasysh ndjesinë kur fatura e energjisë elektrike të shkarkon gjithë energjinë e brendshme, ndërsa ndjen xhepin të të zbrazet.

AgroËeb ju vjen në ndihmë për të kursyer, pa shumë mundim dhe pa ju shkuar mendja të lidhni telat e energjisë me fqinjin, siç ndodh jo rrallë.

Nëpërmjet këtyre praktikave të thjeshta, mesatarisht mund të reduktohe konsumi i energjisë nga 1% në 7% (në varësi nga ndriçimi dhe paisjet shtëpiake të pranishme) dhe mund të kursehet nga 11% deri në 35% nga fatura juaj.

1.Pajisjet 24 orë në prizë

Pajisjet elektrike, të cilat qëndrojnë gjithë kohës në prizë, karikues telefoni, TV, kompjuter etj, konsumojnë energji elektrike edhe kur nuk janë të ndezura.

Kemi plot spina në prizë, të cilat qëndrojnë për inerci të vendosura gjithë kohës, duke konsumuar energji elektrike.

Një televizor, nëse qëndron në prizë gjatë gjithë vitit do të konsumojë afërsisht 73 kËh në vit.

Ç’duhet bërë?

Sasia e energjisë e konsumuar: 8%
Aksioni për të kursyer: Të lihen në gjendje joaktive
Rezultati i arritshëm në kursim: 1%

2. Frigoriferi

Për frigoriferët Bashkimi Evropian në klasin A të kësaj pajisjeje ka bërë një nënndarje më të detajuar, duke specifikuar në A+, A++ dhe A+++.

Ky i fundit ofron një kursim në vlerën katër herë më pak se klasi G i këtij produkti.

Për shembull, një frigorifer i mbajtur me dyer mbyllur gjatë gjithë kohës në kushte laboratori për një vit, klasi G do të konsumonte mbi 781 kËh.

Ndërkohë një frigorifer i klasit A do të konsumonte më pak se 300 kËh dhe ai i klasit A+++ do të konsumonte më pak se 188 kËh në vit.

Frigoriferi duhet vendosur në një ambient sa më të freskët në mënyrë që edhe puna e tij të jetë më e lehtë. Pasi në çdo gradë mbi 20°C konsumi i tij rritet me 6%.

Frigoriferi siguron një ruajtje të ushqimeve në një temperaturë deri në +5°C dhe në zonën ku është ngrirja deri në – 18 °C.

Por, gjithashtu, një frigorifer, i cili ka më shumë se 10 vite që përdoret, harxhon më tepër energji me kalimin e viteve të përdorimit.

Ç’duhet bërë?

Sasia e energjisë e konsumuar: 22%
Aksioni për të kursyer: Të mbahen larg nga burimet e nxehtësisë, të pastrohen hapësirat e ventilimit, të mos mbahen hapur pa arsye, të mbahen larg murit të paktën 10 cm, termostati të mbahet në 4-6°C.Në rast të blerjes së një frigoriferi të ri, mundohuni të zgjidhni në të klasës A+++, pa ngrirje dhe që përmbush kërkesat e blerësit.
Rezultati i arritshëm në kursim: 1%

3. Lavatriçja

Edhe këtu klasi A sjell një kursim në konsum thuajse dy herë më pak.

Ku në një makinë larëse, e cila punon dy herë në javë, (104 larje në një vit) me 5 kilogram rroba pambuku në temperaturën 60°C do të konsumonte: në klasin G mbi 507 kËh dhe në klasin A më pak se 247 kËh.

Gjithashtu, programet e paralarjes në çdo makineri harxhojnë shumë energji, ndaj edhe larja në temperatura të larta apo paralarje kur nuk është nevoja, shpesh duhet mënjanuar. Por gjithashtu edhe tipi i detergjentit mund të ndihmojë në konsum.

Ç’duhet bërë?

Sasia e energjisë e konsumuar: 7%
Aksioni për të kursyer: Të zgjidhen temperaturat bazë ≤ 40°C.

Në rast të blerjes së një lavatriçe të re, mundohuni të zgjidhni në të klasit A+++ me opsion të dyfishtë(ftohtë/ngrohtë). Të pastrohen rezistencat dhe filtrat.
Rezultati i arritshëm në kursim: 0.5%-2%

4. Soba

Këshilla e parë sigurisht do të ishte kursimi me anë të përdorimit të bombulave të gazit.

Sigurisht, këto lloje sobash sjellin një kursim të mirë të energjisë elektrike, por problemi qëndron edhe tek furra.

Edhe këtu teknologjia ofron klasin A, e cila sjell një kursim i cili llogaritet mbi 2 herë, nga njëri ekstrem i klasit në tjetrin.

Një sobë me pllaka qelq-qeramike është më efikase, pasi konsumon më pak energji, ashtu sikurse një furrë me rezistenca, e cila do t’ju kursente deri në 40% energji elektrike.

Ç’duhet bërë?

Sasia e energjisë e konsumuar: 5%
Aksioni për të kursyer: Të mbahet gjithmonë pastër, të kontrollohet izolimi i furrës për të parandaluar humbjet, të kontrollohet furra nëpërmjet një termometri, të gatuhen sa më shumë gjëra në të njejtën kohë dhe të përdoren mjetet e përshtatshme në proçesin e të gatuarit.Në rast të blerjes së një sobe të re, mundohuni të zgjidhni një të klasës A dhe me opsionin e ventilimit.
Rezultati i arritshëm në kursim: 0.5%-1%

5. Kondicioneri

Është e vërtetë që ky produkt ka një harxhim të lartë të energjisë elektrike, por përdorimi i tij dhe vendosja ka një rëndësi të madhe në kursim.

Edhe këtu klasi A sërish bën dallimin.

Kondicionerët klasi A janë një shkallë më poshtë se klasi AA, i cili i ofron konsumatorit një kursim thuajse 0.3 herë më shumë se klasi G.

Një kondicioner me fuqi ftohëse 5.7 kËh, i përdorur 500 orë në një vit, do të konsumonte në klasin AA më pak se 734-890 kËh dhe në klasin G më shumë se 1295 kËh.

Ndërkohë, gjatë ngrohjes kondicioneri harxhon më shumë energji se gjatë ftohjes. Çdo gradë temperature më e ulët nënkupton 6% energji të kursyer.

Gjithashtu, duhet pasur parasysh edhe izolimi i mirë i shtëpisë.

Ç’duhet bërë?

Sasia e energjisë e konsumuar: 15%
Aksioni për të kursyer: Në rast të blerjes së një kondicioneri, mundohuni të zgjidhni një të teknologjisë inverter.

Të instalohet kondicioneri larg pranisë së rrezeve të diellit.
Rezultati i arritshëm në kursim: 1%-2.5%

6. Ndriçimi

Llambat LED janë shpëtimi për kursimtarët, Këto llamba ndryshe njihen edhe me emrin “llamba ekonomike”.

Ata ofrojnë një kursim deri në 80% në krahasim me llambat inkandeshente. Por duhet përmendur edhe fakti se nëse zgjidhni llambat inkandeshente, kujdes në llojin e tyre, pasi ato e kanë të përcaktuar konsumin që kanë.
Ç’duhet bërë?

Sasia e energjisë e konsumuar: 13%
Aksioni për të kursyer: Shmangia e shpërdorimit, zëvendësimi i llambave me të tjera më efiçente.
Rezultati i arritshëm në kursim: 10-80%

7. Boljeri

Ka dy mënyra se si mund të kursesh: njëra është në varësi të vendosjes, ku sa më pranë pikës së konsumit aq më mirë është, pasi ndalon humbjen e energjisë gjatë linjës.

Më pas boljeri duhet graduar në 55-60 °C. Gjithashtu, duhet pasur parasysh që përdorimi i dushit konsumon tri herë më pak energji sesa përdorimi i vaskës.

Burimi: Agroweb.org

Tags: EnergjiKursim
ShareTweetShare

TE NGJASHME

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD
Aktualitet

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

September 9, 2026
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë
AUTO

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

September 4, 2026
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes
Aktualitet

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

September 3, 2026
Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot
Aktualitet

Shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi sot

August 15, 2026
Next Post
Shuplaka në Oscar, Will Smith: Gabim

Shuplaka në Oscar, Will Smith: Gabim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

18 hours ago
PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

18 hours ago
HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

19 hours ago
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend

Italia kërkon tarifa zero për pagesat e vogla me euron digjitale

19 hours ago
Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset