Prej më shumë se tre dekadash këngëtari amerikan Jon Bon Jovi është i martuar me Dorothea Hurley dhe marrëdhenia e tyre i ka rezistuar edhe tradhëtive. Në një intervistë, 62 vjeçari ka thënë “Çështja është të mos gënjesh, por edhe të mos jesh budalla që të prishësh jetën familjare.
Ylli i Rock-ut është shprehur se lidhja e tyre ka zgjatur pasi ka patur durim dhe tolerancë nga gruaja e tij, por megjithatë ndihet i penduar për lidhjet e tij jashtëmartesore .
Ai shpjegoi se e admirojnë njëri-tjetrin qëkur janë njohur në shkollë dhe më pas janë martuar në vitin 1989.
Ata kanë katër fëmijë: 29-vjeçarin Jesse, 21-vjeçarin Jake, 20-vjeçarin Romeo dhe 30-vjeçaren Stephanie.