Disa objekte personale të këngëtares Amy Winehouse kanë dalë në ankand nga këngëtari Tyler James, i cili ishte një nga miqtë e saj më të mirë.
Një ndër to është bluza e saj e kuqe e veshur në vitin 2008 dhe e qendisur me Amy Civil, duke ju referuar martesës së saj me Blake Fielder –Civil.
Shitjet do të nisin nga dita e sotme dhe do të ketë një ekspozitë shoqëruese në galeritë e Sotheby’s News Bond Street në Londër. Po ashtu pjese e ankandit do të jenë disa tekste te shkruara më dorë dhe një këmishë e përsonalizuar bowling.