Këngëtarja Jennifer Lopez ka festuar ditëlindjen e saj të 55-të. Ajo ka postuar foto me bikini në rrjetet sociale ku duket në superformë dhe provokuese.
“Kjo jam unë… Tani”, ka shkruar ajo në mbishkrim, duke iu referuar titullit të albumit të saj të fundit, i cili u publikua këtë shkurt.
Pavarësisht informacioneve se ylli po divorcohet nga Ben Affleck pas 2 vitesh martesë, Lopez është shfaqur e gëzuar.