Bibla e shenjtë e Elvis Presley-t do të dalë në ankand me 25 maj. Oferta kap shifrën e 30.000 dollarë.
Bibla është e stampuar me emrin “Elvis Aaron Presley” në ar.
Kjo Bibël ishte një nga tre gjërat që Elvis mbante në tryezën e tij pranë krevatit dhe daton nga viti 1977.
Ankandi i Biblës vjen në atë që duket të jetë një kohë jo e mirë për familjen pasi prona e Graceland në Memphis është planifikuar të shitet të enjten. Mbesa e Elvisit, aktorja Riley Keough, e cila është pronarja aktuale e Graceland pretendon se shitja është ‘mashtrim’.