Mbërrin kroçera “Seabourn Quest”, eksploruesja e Mesdheut e cila erdhi për herë të parë në Durrës.
Kjo kroçerë solli në qytetin tonë 450 turistë nga 22 shtete të botës.
Turistët janë kryesisht amerikanë, anglezë e kanadezë, ndërkohë që mes tyre ka edhe kilianë, indianë, malajzezë e australianë.
Turizmi i kroçierave është kthyer në një nga sektorët me kontribut të rëndësishëm në turizëm dhe ekonominë e vendit.
Ndërkohë janë marrë të gjitha masat për një sezon veror të suksesshëm për turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë.