EasyPay, kompania e parë fintech në Shqipëri, tregon vemendje të veçantë për grate dhe vajzat sipërmarrëse ose që aspirojnë të bëhen të tilla. Kompania, e themeluar 14 vite më parë nga një grua, e pasqyron zhvillimin e një biznesi femëror edhe në programet të cilave u bashkohet.
EasyPay, si një pionier i inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri, është shumë e interesuar të shohë më shumë gra dhe vajza të angazhuara në sipërmarrje inovative. Aktivizimin e drejtueses së EasyPay në këtë drejtim e kanë vlerësuar dhe e mbështesin edhe organizma ndërkombëtare, siç është European Women Payment Network (EWPN), të cilët e kanë shpallur atë në vitin 2022 si Country Ambassador për rrjetin në Shqipëri. Në këtë drejtim, këtë vit EasyPay po mbështet programin e trajnimit dhe mentorimit të startupeve nga Qendra Kallz, të cilët do të përgatiten për programin e Women Startup Competition.
Drejtuesit e kësaj kompanie janë të bindur se barazi do të thotë biznes. Ata shprehen shumë entuziastë të jenë përkrah grave dhe vajzave ambicioze, të cilat duan të bëjnë biznes dhe kanë nevojë për rritje. EasyPay ka treguar gjithnjë vëmendje për komunitetin ku operon, duke qenë të pranishëm në evenimentet më të rëndësishme të inovacionit, me bindjen se çdo hap drejt inovacionit, çdo risi, fuqizon biznesin për të qënë i suksesshëm.
Në eventet e shkuara, EasyPay ka qenë aktiv, jo vetëm në procesin e konkurrimit të Women Startup Competition, por edhe në vlerësimin e konkurrentëve, duke u besuar atyre projektet e tyre të para! Fituesit e vitit të kaluar të Women Startup Competition, “CyberMorfosis” u përfshinë në një bashkëpunim konkret me EasyPay, duke i ofruar stafit të kompanisë shërbimet e trajnimit për aspekte të ndryshme në fushën e Sigurisë Kibernetike./Businessmag