Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila denaj ka shpërnda në facebook pamje nga agroturizëm “Adora
Në agroturizmin “Adora” i kuruar në detaje, ku kënaqësia e mysafirëve është prioritet.
“Pas 8 vitesh qëndrimi në Zvicër, Pavlo u kthye dhe tanimë ka ngritur agroturizmin “Adora”, mes ajrit të pastër të maleve afër liqenit të Komanit në Fierzë, dhe të ofron të gjitha produktet e zonës duke njohur turistë vendas e të huaj me shijen e mrekullueshme dhe cilësinë e produkteve #MadeinAlbania” , shkruan ministrja.
Agroturizmi është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, prandaj nëpërmjet lehtësive fiskale dhe procedurave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vijojë mbështetjen për këtë sektor duke promovuar ruajtjen e traditave dhe kulturës lokale, nxitjen e ekonomisë rurale dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet lokale.