Në një intervistë për NBC Today, këngëtarja Celine Dion ka treguar se ka konsumuar doza të mëdha ilaçi për të lehtësuar spazmat muskulare që të mund të performonte.
56-vjeçarja rrëfen se merrte Valium, për të relaksuar të gjithë trupin, por nuk ia kishte idenë pasojave. Varësia nga ilaçi i parapriu diagnozës së saj me ‘sindromën e njeriut të ngurtë’.
Dion tregon se trupi i saj u mësua me mjekimin dhe i ndiente simptomat çdo 20 minuta kështu që nisi të rriste dozën.
“Nuk e dija, sinqerisht se mund të ishte fatale”, tha ajo. Ajo shtonte dozën çdo ditë duke rrezikuar edhe jetën , por falë mjekëve arriti të luftonte varësinë ndaj mjekimeve.