DETYRIMI I PAPAGUAR 38 MLN LEKË
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në bashkëpunim me Inspektoriatin
Shtetëror Teknik dhe Industrial, kanë kontrolluarsubjektet në fushën e
hidrokarbureve. Nga kontrollet ka rezultuar se një subjekt që
tregtonte gaz të lëngshëm natyror kishte mangësi në deklarimin e
detyrimeve fiskale dhe cilësi.
“Subjekti kishte hedhur në qarkullim rreth 1.6 milionë litra gaz
natyror të lëngshëm pa paguar detyrimet e akcizës. Në total, detyrimi
i munguar dhe penaliteti I vendosur ndaj këtij subjekti arrin në
shifrën prej 38 milionë lekësh ose përafërsisht 350 mijë euro” tha
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Arlind Gjokuta gjatë
inspektimit në terren së bashku me Kryeinspektorin e Inspektoriatit
Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Kryeinspektori i ISHTI, z. Admir Abrija, bëri me dije se subjekti
kishte mangësi edhe sa i përket cilësisë së produktit që kishte hedhur
në qarkullim, ndërsa garantoi se bashkëpunimi mes institucioneve në
luftën kundër informalitetit do të vijojë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana jonë dhe pas modularëve të
përgatitur nga drejtoritë e analizave respektive kemi konstatuar që
një subjekt ka pasur shmangie cilësore, thyrjen e procedurave si dhe
shmangien e fiskut. Menjëherë autoritetet kanë ndërvepruar me
njëra-tjetrën duke identifikuar subjektin dhe duke e penalizuar atë
për cilësinë e produktit, modalitetet, formën e shitjes së produktit”
Fokusi i Planit Operacional të ndërmarrë nga qeverua janë të gjitha
produktet e akcizës.