Nuk ka shumë destinacione mesdhetare që mund të konsiderohen si një vend i ri, por ‘Riviera Shqiptare’ – shtrirja jugore e vijës bregdetare të Shqipërisë – është një prej tyre.
Ushqimi është i shijshëm (mendoni peshkun e freskët, mishin e qengjit dhe sallatat), një gotë e madhe verë kushton 1,70 £ .
Tani për tani duhet të udhëtoni në mënyrë të pavarur dhe të merrni me qira një makinë për të lëvizur. Por nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të shkuar.
Shqipëria është me diell 300 ditë në vit, me temperatura rreth 18 gradë Celsius deri në nëntor dhe plazhet e saj jugore përshkruhen si “Maldivet e Evropës”.
Vajza e Donald Trump, Ivanka është një adhuruese e madhe dhe përflitet se bashkëshorti i saj Jared po mendon të ndërtojë një eko-resort luksoz në ishullin e pabanuar të Sazanit.