• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 30, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Shqipëria mes vendeve me rritjen më të madhe të trafikut ajror në Europë gjatë verës 2026

September 14, 2026
in Aktualitet, Destinacione
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shqipëria ka qenë një nga vendet që ka përfituar më shumë nga rritja e trafikut ajror gjatë verës së vitit 2026. Në një sezon të shoqëruar me pasiguri dhe ndryshime të rëndësishme në hapësirën ajrore për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, numri i fluturimeve drejt dhe nga vendi ynë ka vijuar të rritet me ritme të forta.

Të dhënat e Eurocontrol, të konsultuara nga ekofin.al, tregojnë se Shqipëria ishte pjesë e grupit të vendeve të Evropës Juglindore ku trafiku ajror u rrit ndjeshëm gjatë muajve të verës. Në të njëjtën kohë, disa vende të tjera të rajonit, si Bullgaria, Hungaria, Rumania dhe Turqia, regjistruan rënie të trafikut si pasojë e ndikimit të krizës në Lindjen e Mesme.

Rritje e fortë e fluturimeve u vu re edhe në Kroaci, Qipro, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Slloveni. Tendenca ishte e dukshme që në javët e para të qershorit dhe vazhdoi përgjatë gjithë sezonit veror.

Në nivel evropian, vera e vitit 2026 rezultoi një periudhë rekord për aviacionin. Nga 1 qershori deri më 31 gusht, në rrjetin evropian u regjistruan mesatarisht 35,959 fluturime në ditë, 2.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Një tjetër rekord u shënua më 10 korrik, kur në hapësirën ajrore evropiane u regjistruan 37,640 fluturime brenda një dite. Në total, gjatë verës u thyen 66 rekorde ditore të trafikut nga kompani ajrore, aeroporte, qendra të kontrollit ajror dhe shtete.

Por ajo që bie në sy është se rritja e numrit të fluturimeve nuk u shoqërua me një përkeqësim të përgjithshëm të performancës së rrjetit. Vonesat e lidhura me menaxhimin e trafikut ajror ranë me 17%, duke zbritur në një mesatare prej 3.27 minutash për fluturim.

Edhe përpikëria shënoi përmirësim. Rreth 72.6% e fluturimeve mbërritën në kohë, 1.2 pikë përqindjeje më shumë krahasuar me verën e vitit të kaluar. Megjithatë, volumi i lartë i trafikut vijoi të krijonte presion mbi sistemin, pasi rreth 681 mijë fluturime, ose 21% e totalit, u prekën nga kufizimet e menaxhimit të trafikut.

Për Shqipërinë, këto shifra vijnë në një moment kur vendi po përjeton një zgjerim të shpejtë të lidhjeve ajrore dhe një rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve. Aeroporti dhe destinacionet turistike shqiptare janë kthyer gjithnjë e më shumë në pjesë të rëndësishme të hartës turistike të rajonit.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria shfaqet ndër tregjet me rritjen më të shpejtë të trafikut ajror. Edhe gjatë verës së vitit 2025, Eurocontrol e renditi vendin ndër tregjet e Evropës Juglindore që kishin shënuar rritje mbi 5% të trafikut krahasuar me një vit më parë.

Shifrat e verës së këtij viti tregojnë se interesi për Shqipërinë nuk duket të jetë thjesht një fenomen i momentit. Në një kohë kur lëvizjet e avionëve në disa vende të rajonit u ngadalësuan, Shqipëria vazhdoi të tërheqë më shumë fluturime, më shumë udhëtarë dhe gjithnjë e më shumë vëmendje në hartën turistike evropiane./ekofin

Tags: ajrorRritjeShqiperiaTrafik
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike
Aktualitet

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

October 29, 2026
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Next Post
“She Leads 2026”, gratë shqiptare të biznesit bashkohen në Zvicër për të krijuar mundësi të reja

“She Leads 2026”, gratë shqiptare të biznesit bashkohen në Zvicër për të krijuar mundësi të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

1 day ago
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

1 day ago
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

1 day ago
WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

2 days ago
Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset