Pas një sërë treguesish janë shfaqur shenjat e para të rimëkëmbjes për ekonominë e Eurozonës. Ajo ka pësuar një rritje të lehtë e cila konsiderohet pozitive për recesionin që sapo la.
Prodhimi industrial u rrit dhe kërkesa për huadhënie u rrit duke ofruar pak siguri.
Kjo ndodhi sipas Eurostat pas një rritje të kërkesës për kapital dhe mallra të konsumit.
Prodhimi në Gjermani, ekonomia më e madhe e bllokut, u rrit me më shumë se 3 % në muaj, rritja më e madhe midis ekonomive më të mëdha të bllokut.
Pritshmëritë janë që ekonomia e bllokut të përmirësohet në vashdim edhe pse ndoshta me një ritëm me të ngadaltë.
Përkthyer dhe përshtatur nga Reuters për Probizz