Albanian Partners and Investors e angazhuar në nxitjen e investimeve private në sektorë kyç
Më 19 dhe 20 nëntor, Mynihu ka mikpritur një samit të rëndësishëm të organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar për Kërkesa dhe Reagimin ndaj Krizave dhe Katastrofave (ICCDR) dhe UnASDG. Ngjarja ishte përqendruar në mundësitë ekonomike për kompanitë ndërkombëtare dhe në rolin e UnASDG për mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendeve në zhvillim, si dhe financimin e projekteve të sektorit privat.
Samiti u moderua nga Konsulli Michael Hackel dhe morën pjesë përfaqësues të rëndësishëm nga ICCDR dhe UnASDG, përfshirë Senatorin Pat Meyer, Konsullin Jorn Follmer, Profesorin Dr. Thomas Petschner, Waldemar Mazur (UnASDG), dhe Ambasadorin Slawomir Jaros, Ambasador i UnASDG për Marrëdhëniet Qeveritare në Ballkan.
Në ngjarje morën pjesë gjithashtu Markus Schuhmann, Konsull i Shqipërisë për Gjermaninë, dhe Suzana Aga, CEO i Agility Group Albania dhe Albanian Partners and Investors. Samiti ofroi një platformë për diskutimin e strategjive për të forcuar bashkëpunimin ekonomik global dhe për të mbështetur rritjen e ekonomive në zhvillim, duke eksploruar gjithashtu zgjidhje financiare inovative për të nxitur investimet private në sektorë kyç.