ChatGPT është në një fazë zhvillimi dhe bashkë më të rriten edhe kostat financiare. Kjo e ka shtyrë kompaninë që të marrë hapa të tjerë për të rritur të ardhurat.
OpenAI momentalisht fiton para përmes abonimeve dhe partneriteteve, të tilla si ato me Microsoft, kostoja e lartë e zhvillimit të modeleve të avancuara të AI kerkon para. Për shkak të kësaj, janë duke u shqyrtuar burime alternative të të ardhurave.
Reklamat mund të përmirësojnë ndjeshëm qëndrueshmërinë financiare të OpenAI, duke mundësuar zhvillim të mëtejshëm.
Nëse OpenAI vendos të prezantojë reklama, përdoruesit do të përballen me një zgjedhje: nëse do të vazhdojnë me versionin me pagesë, pa reklama ose do të kalojnë në atë falas, të mbështetur nga reklamat.
Vendimi i OpenAI mund të ndiqet si shembull nga kompanitë e tjera në fushën e inteligjencës artificiale.
Kjo pritet të shkaktojë shumë diskutime mes aktorëve të interesit dhe njohësve të fushës.
A do ta pranojnë përdoruesit modelin e ri dhe a do të arrijë OpenAI të ruajë reputacionin e tij për besueshmëri?












