Për të lehtësuar sadopak dëmet tek familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit është angazhuar edhe Grupi OTP Bank.
Në një njoftim zyrtar zyra e shtypit pranë kësaj banke njofton se po punohet për të dhënë ndihme konkrete për familjet që sot janë pa një strehë.
Së pari Grupi OTP ka dhënë kontributin personal në shumën 500,000 Euro për lehtësimin e dëmeve dhe në ndihmë të njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore dhe ka nisur gjithashtu në nivel grupi një fushatë për grumbullim fondesh përmes së cilës çdo filial i OTP mund të kryejë dhurim personal.
“Kryqi i Kuq Hungarez po mbledh donacione private për të ndihmuar viktimat e tërmetit. Dhurimet do të shpenzohen për asistencë, në furnizime të përditshme dhe në rindërtim afatgjatë të zonave të prekura.”- thuhet në deklaratën për shtyp.