Projektin më i ri për promovimin e kulturës Shqiptare në botë, “Culturalb” – Kultura Shqiptare Udhëton Botën!
Lajmi është dhënë nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja.
“Trashëgimia dhe krijimtaria bashkëkohore shqiptare meritojnë të jenë pjesë e dialogut kulturor ndërkombëtar. “Culturalb” është nisma zyrtare e qeverisë shqiptare që synon ta bëjë këtë realitet, përmes një kalendari të pasur me ekspozita, shfaqje, diskutime dhe ngjarje kulturore në qytete të ndryshme të botës”, shkruan Gonxhja.
Me Culturalb, kultura shqiptare udhëton, bashkëbisedon dhe ndërvepron. Me Culturalb, arti dhe kultura shqiptare nuk kanë kufij.












